Michelin po krijon gomat e fuqishme, që i mbijetojnë lëvizjes me 500 kilometra në orë (Foto)
Kohë të mira po vijnë, sa i përket sigurisë së makinave të shpejta
Kohëve të fundit, shumë prodhues i kanë hyrë garës, për prodhimin e veturës që do tejkalonte barrierën prej 500 kilometrave në orë, transmeton Telegrafi.
Derisa shpejtësitë e makinave po rriten, kompanitë si Bugatti, Rimac, Koenigsegg dhe Hennessey, po bëjnë përpjekje që të arrijnë shifra sa më të larta. Për momentin, Koenigsegg Agera RS e mbanë rekordin me 447 kilometra në orë, por John Hennessey është i bindur se Venom F5 do t’i arrijë 500 kilometra në orë.
Derisa shumë kompani po punojnë për shtimin e kuajfuqive dhe rritjes së shpejtësisë, duhet pasur parasysh se jo shumë goma mund ta përballojnë një vozitje të tillë. Michellin dëshiron ta ndryshojë këtë gjendje dhe të strukturojë gomën, që i mbijeton lëvizjes me 500 kilometra në orë.
Deri më tani, kjo kompani franceze i ka prodhuar gomat Pilot Sport Cup 2, që u shfrytëzuan nga Bugatti dhe Koenigseg.
Forca e madhe shtytëse dhe fërkimi enorm, mund të bënin që gjërat të mos shkojnë si duhet me rrota dhe pasojat të jetë të paparashikueshme. Për këtë arsye, do punohet në zbutjen e nxehtësisë, presionit dhe lehtësimin e shtresës së jashtme.
Që të jenë legale për rrugë, rrotat i nënshtrohen simulimeve të një pas njëshme dhe duhet që në fund të jenë prapë në gjendjen e paracaktuar. Kësaj sfide i ka hyrë Michelin, që sipas të gjitha gjasave do t’i mbijetojnë edhe lëvizjes me 500 kilometra në orë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?
Lamborghini përditëson logon
Biçikleta elektrike e punuar nga druri i bambusit, kushton 2,200 euro – ka një rreze prej 100 kilometrash
Kamionçina e re nga Kia shihet duke u testuar në rrugët e SHBA-së
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj