LAJMI I FUNDIT:

Mianmar përfshihet nga dhuna e egër mbi baza fetare (Foto)

Mianmar përfshihet nga dhuna e egër mbi baza fetare (Foto)

Reporterët specialë kanë kërkuar nga udhëheqësit shtetërorë në Mianmar, të ndalojnë dhunën e ashpër të budistëve, ndaj minoritet mysliman.

Drejtuesve të këtij shteti aziatik iu është kërkuar të forcojnë rendin dhe ligjin, ndërsa të lënë mënjanë gjuhën përçarëse dhe nxitëse, transmeton Telegrafi.


Shtëpia e braktisur gjatë javës së kaluar

“Diskriminimi dhe urrejtja, ka bërë që të rriten dallimet dhe gjithçka të kthehet në dhunë të ashpër”, thuhet mes tjerash në raport.

Autoritetet janë akuzuar se i kanë toleruar sulmet ndaj myslimanëve, të cilët janë të pambrojtur dhe ka shqetësime se mund të pësojnë edhe më shumë në të ardhmen.

Gjatë javës së kaluar, janë bastisur dhjetëra shtëpi dhe janë rrahur shumë banor, pasi besohej se po i fshihnin disa lider fetar që janë në arrati. /Telegrafi/