Një burrit i është dashur të qëndrojë i gjunjëzuar pak më shumë sesa kishte planifikuar – derisa tentoi t’i propozojë martesë partneres.

Bëhet fjalë për burrin nga Cleveland, Ohio, i cili u gjunjëzua para partneres e cila ishte shpërqendruar duke biseduar me një grua dhe assesi nuk e kthente kokën mbrapa, transmeton Telegrafi.


Videoja e postuar shfaq Faith Brock që assesi të kthehej kah i fejuari Payton Chambers, i cili e prekte në dorë dhe tentonte t’ia bënte me dije se ka një moment të veçantë për ta.

Megjithatë pas disa tentimeve ajo kthehet për të shikuar se çfarë i kërkonte partneri, që vazhdimisht e prekte në dorë.

Ajo nuk është se shfaqi ndonjë lloj emocioni edhe pse Chambers nxori unazën dhe i vendosi në gisht – kurse Brock natyrisht se i tha “po”. /Telegrafi/