LAJMI I FUNDIT:

Mezani pas triumfit ndaj Malishevës: Përgëzime çunave, fitorja e merituar shkaku i tyre

Mezani pas triumfit ndaj Malishevës: Përgëzime çunave, fitorja e merituar shkaku i tyre

Trajneri i SC Gjilanit, Gentjan Mezani është shprehur i lumtur pas ndeshjes për fitoren ndaj Malishevës.

Gjilani fitoi me rezultat 1-0, dhe kjo ishte fitorja e parë për ta në këtë edicion të ri të garave

“Kundërshtari na vuri në vështirësi por dua t’u bëj komplimente çunave që luftuan deri në fund. Është fitore e merituar për shkak të tyre”.


“Kemi filluar me përgatitje me vonesë. Por, do të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, do t’i marrim ndeshjet një nga një, në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë, pasi skuadra është duke u ndërtuar. Do të shkojmë hap pas hapi”, ka thënë Mezani pas ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani renditet në pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit me katër pikë të grumbulluara, ndërkaq Malisheva mbetet në vendin e dytë me 9 pikë.

Të besuarit e Gentjan Mezanit javën e ardhshme udhëtojnë në Podujevë aty ku do të përballen me skuadrën e Llapit, ndërsa Malisheva pret në shtëpi kampionin aktual Ballkanin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori