LAJMI I FUNDIT:

Mexico City hoqi monumentin e Kolombos nga frika e protestave të dhunshme

Mexico City hoqi monumentin e Kolombos nga frika e protestave të dhunshme

Zyrtarët e qytetit të Meksikës, nga frika e protestave të dhunshme kundër glorifikimit të trashëgimisë koloniale të Meksikës, kanë vendosur të heqin statujën e Kristofer Kolombos.

Monumenti i eksploruesit dhe marinarit evropian është hequr nga Paseo de la Reforma Avenue në qendër të kryeqytetit meksikan dhe është transferuar për restaurim në një vend tjetër, njoftuan zyrtarët e qytetit këtë fundjavë.


Grupet e majta më parë kanë kërcënuar të shkatërrojnë statujën më 12 tetor, një festë kombëtare kushtuar mbërritjes së Kolombos në vitin 1492, e cila po shkakton polemikë në të gjithë Amerikën, transmeton Telegrafi.

Statujat e figurave të diskutueshme historike janë duke u shkatërruar në shumë qytete të botës, duke përfshirë disa qytete në Shtetet e Bashkuara, ku monumentet e pronarëve të skllevërve dhe gjeneralëve të Konfederatës së Shteteve të Jugut janë shkatërruar.

Dhe në Evropë, protestuesit u mblodhën në monumentet e kolonialistëve në një atmosferë polemikash mbi historinë koloniale të kontinentit.

Ndryshe, vitin tjetër shënohet 500 vjetori i pushtimit të Meksikës së sotme nga pushtuesit spanjollë. /Telegrafi/