LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti realizoi takim me përfaqësuesit e Organizatës austriake ‘Women Without Borders’

Mexhiti realizoi takim me përfaqësuesit e Organizatës austriake ‘Women Without Borders’

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti mirëpriti sot përfaqësuesit e Organizatës Austriake “Women Without Borders” të cilët në bashkëpunim me Organizatën “Analytica Think Tank” dhe Komunën e Çairit realizuan projektin me titull: “Shkolla e nënave për kundërvënie ndaj radikalizmit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjitha trajnimet janë mbajtur në hapësirat e Komunës së Çairit e cila gjatë gjithë fazës implementuese të projektit dha mbështetje logjistike të pakursyeshme.

Projekti në fjalë kishte përkrahjen e plotë të Komunës së Çairit duke e pasur parasysh nevojën e trajtimit të një problematike aktuale dhe brengosëse siç është rritja e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.


Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte të rrisë ndërgjegjen tek prindërit posaçërisht tek nënat për të luftuar radikalizmin dhe esktremizmin e dhunshëm, të ngrisë aftësitë e nënave në Maqedoni se si t’i qasen fenomenit të radikalizimit dhe se si të sillen ndaj fëmijëve të tyre në raste kur dyshojnë që fëmijët e tyre mund të jenë prekur nga kjo dukuri, si dhe trajnime te ngjashme te cilat kontribuojnë për ne edukimin e fëmijëve te shëndoshë dhe vizionarë, njofton AIM.

Kryetari Mexhiti përgëzoi të gjithë palët për impenjimin maksimal që ky projekt të jep rezultatet e dëshiruara dhe shprehu gatishmëri të plotë për thellimin të bashkëpunimit në realizimin e shumë aktiviteteve të ngjashme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori