LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti-Dible: USAID partnere në shumë në projekte mjedisore që përmirësojmë standardin jetësor të qytetarëve

Mexhiti-Dible: USAID partnere në shumë në projekte mjedisore që përmirësojmë standardin jetësor të qytetarëve

Zv. kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune delegacionin të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të kryeasuar nga zonja Jeri Dible, përfaqësuese për Maqedoninë e Veriut.

“Jeri Dible shprehu gatishmërinë e USAID-it për të mbështetur projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit në vend, përmes programeve të ndryshme, dhe përcjelljen e përvojave pozitive nga vende të ndryshme në botë ku vepron Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Mexhiti falënderoi USAID-in për realizimin e shumë projekteve në Maqedoninë e Veriut, si dhe për interesin për bashkëpunim në projektetet prioritare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që kanë të bëjnë me masat ndaj ndryshimeve klimatike, dhe sistemit të monitorimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit.


Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është e pranishme në Maqedonisë e Veriut që nga pavarësimi i vendit, dhe mbështet synimin e vendit për t’u bërë një shoqëri më e zhvilluar ekonomikisht, më demokratike dhe gjithëpërfshirëse përmes programeve që promovojnë rritjen ekonomike dhe konkurrencën, rritjen e angazhimit të të rinjve për të ulur papunësinë si dhe zvogëlimin e korrupsionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori