LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: BDI nëse bojkoton zgjedhjet i bënë dëm vetëm vetes

Mexhiti: BDI nëse bojkoton zgjedhjet i bënë dëm vetëm vetes

Zv. kryeministri Izet Mexhiti sot ka komentuar deklaratën e Bujar Osmanit lidhur me bojkotimin e zgjedhjeve nga BDI.

Mexhiti thotë se me bojkotim BDI mund t’i bëjë dëm vetëm vetes.

“Nëse bojkotojnë, vetëm vetes së tyre i bëjnë dëm. Nuk munden asgjë tjetër. Së pari, bojkoti do të thotë në Bashkimin Evropian, edhe te partnerët tanë strategjik, nuk do ta përshëndesin këtë.


E dyta, nuk ka asnjë arsye, pse të bojkotojnë? Nëse ata tërë kohën kërkojnë legjitimitet, pikërisht janë zgjedhjet ku duhet të matemi, deri sa afrohen zgjedhjet, gjithë kohës kërkonin zgjedhje të parakohshme, tani kur afrohen zgjedhjet, ngadalë bëjnë thirrje për bojkot”, tha Izet Mexhiti.