Falë tretmanit të ri, të cilin e kanë zbuluar shkencëtarët amerikanë, tani do të jetë e mundshme të eliminohen simptomat e menopauzës së hershme dhe do t’u mundësohet femrave, të cilat përballen me këtë problem, që të mbeten shtatzënë

Shkencëtarët e Universitetit Ogasta në Gjeorgji, kanë testuar tretmanin në femra, ashtu që qelizat amë nga palca kurrizore i kanë injektuar në vezore të 33 femrave të cilat kanë hyrë në menopauzë të hershme.


Pas gjashtë muajve, tretmani ka treguar efikasitetin e vet, ndërkaq ato sërish kanë filluar të kenë menstruacione. Shkencëtarët thonë që kjo terapi do të mund të përdoret edhe si zëvendësim për terapi hormonale, transmeton Telegrafi.

Dështimi i hershëm i vezoreve (POF) është gjendje sfiduese për shkak të humbjes së funksioneve të vezoreve te femrat të cilat janë më të reja se 40 vjeç.

brigitte nielsen

"Kjo është diagnoza traumatike në jetën e hershme riprodhuese, e cila çon në simptome posmenstruale dhe në sterilitet. Kur këto paciente dëshirojnë të mbeten shtatzëna, i vetmi opsion është që të marrin vezore nga donatoret, mirëpo shumica e femrave për arsye të ndryshme religjioze, kulturologjike dhe etike dëshirojnë të përdorin qelizat e vezoreve të veta”, thotë dr. Prosper Igboeli.

Ai ka theksuar që gjendjen shëndetësore e pjesëmarrëseve në studim e ndjek gjatë gjithë kohës dhe se ka vërejtur që niveli i estrogjenit te këto femra është ngritur, menjëherë pas marrjes së injeksionit me qeliza amë.

Pikërisht për këtë shkak pas gjashtë muajve sërish u kanë ardhur menstruacionet, ndërkaq tani po përpiqen të mbeten shtatzëna.

Në fund, shkencëtarët kanë lajmëruar që po punojnë aktivisht në studimin e kësaj metode dhe se do të publikohet vazhdimi i hulumtimeve të tyre. /Telegrafi/