LAJMI I FUNDIT:

Nëna tregon një metodë interesante për ta vënë foshnjën në gjumë

Nëna tregon një metodë interesante për ta vënë foshnjën në gjumë
(Foto: Medical News Today)

Mijëra video të lezetshme mund të gjenden në internet, në të cilat personazhet kryesore janë foshnjat dhe kafshët shtëpiake.

Njëra prej tyre, në të cilën një mace e vë në gjumë një foshnjë, ka fituar popullaritet të madh që kur u postua në Reddit pak ditë më parë.


Përkatësisht, nëna fillimisht mban në krahë foshnjën që qan. Më pas e vendos atë në mënyrë që koka të jetë në shpinën e një maceje. Pasi pozicionohet rehat, foshnja pushon së qari dhe vendoset edhe më rehat mbi macen, e cila nuk bën lëvizjen as më të vogël.

Këto janë nëntë llojet e të qarave të foshnjës
Lexo po ashtu Këto janë nëntë llojet e të qarave të foshnjës

“Macja ime mund t’i vërë në gjumë foshnjat. Ndoshta disa prindër duan ta punësojnë atë?”, ka shkruar pronarja me njoftim.

Shumë nga shikuesit ishin të emocionuar nga ky truk për vënien e fëmijës në gjumë.

“A është kjo për shkak të tjerrjes? Edhe mua më vë në gjumë”; “Macja shikoi kamerën me shprehjen: ‘Po i numëroj orët dhe pres të paguhem’”; “Kam një fëmijë pesë javësh dhe një tre vjeç, dhe do të doja të flisja me ju për të marrë hua këtë mace” – kanë disa nga komentet. /Telegrafi/

My cat can put babies to sleep. Any parents want to hire him? from cats