A jeni të zënë shumicën e kohës në laptopin apo celularin tuaj? Mund të jeni duke shpenzuar rreth 8-10 orë duke punuar në laptop dhe kohën tjetër e kaloni në celular pa i kushtuar vëmendje efekteve që i kanë në sy.
Edhe fëmijët e sotëm janë duke kaluar shumë kohë pranë ekraneve duke luajtur video-lojëra e gjëra tjera, transmeton Telegrafi.
Ekspozimi i vazhdueshëm dhe i gjatë ndaj ekranit mund t’i dëmtojë sytë. Kjo mund të shpijë në skuqjen e syve dhe ndikon në orarin e gjumit. Ndryshe kjo gjendje njihet edhe si Sindroma e Vizionit të Kompjuterit (SVK).
SVK shkaktohet te personat e të gjitha moshave, dhe nëse jeni duke vuajtur nga njëra ndër simptomat e mëposhtme, atëherë menjëherë duhet të konsultoheni me një oftalmologjist.
– Keni pamje të turbullt
– Keni acarim të syve
– Sy të tharë dhe të kuq, e kjo dukuri shfaqet veçanërisht pasi t’i keni kaluar 6-7 orë para kompjuterit.
– Dhimbje koke
Për shmangien e kësaj dukurie mund ta ndiqni metodën 20-20-20, sipas të cilës duhet të bëni një pushim nga puna çdo 20 minuta dhe të shikoni 20ft (6 metra) larg për 20 sekonda. Kjo është metodë e lehtë dhe e thjesht për t’u kujdesur për sytë kurdo që jeni para një ekrani.
Gjithashtu , në celular mund ta shkarkoni edhe aplikacionin që quhet Eye Care 20-20-20, e i cili ju dërgon lajmërime çdo 20 minuta për ta aplikuar këtë metodë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin