LAJMI I FUNDIT:

Meta rikthen në Kuvend ligjin për Akademinë e Shkencave

Meta rikthen në Kuvend ligjin për Akademinë e Shkencave

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim një tjetër ligj, atë për Akademinë e Shkencave. Kreu i shtetit deklaron se është shkelur Kushtetuta dhe e cilëson si një tjetër rast se si Parlamenti bën ligje për persona të veçantë.

“Kuvendi i bën ligjet dhe i ndryshon, duke patur parasysh akomodimin e interesave të personave të veçantë për shkak të rrethanave aktuale dhe jo mbështetur mbi parime të shtetit të së drejtës dhe interesin për forcimin e institucioneve të pavarura në vend, siç duhet të jetë Akademia e Shkencave”.

Meta thekson se ligji cënon kompetecat e kreut të shtetit.


“Presidenti i Republikës është organi i emërtesës për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe kjo kompetencë e Kreut të Shtetit kurrsesi nuk mund të derivohet dhe as të kufizohet në një vendimmarrje të dytë të ndonjë institucioni apo organi tjetër kushdo qoftë ai”.

Ligji i miratuar në Kuvend e detyron Presidentin që brenda 10 ditëve të kryejë emërimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave që i është propozuar. Për Metën kjo është antikushtetuese, pasi Kushtetuta nuk ka vendosur një afat të përcaktuar, brenda të cilit duhet të shprehet.

Më 12 Korrik, Presidenti Meta refuzoi dekretimin e Skënder Gjinushit në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave. Ky institucion deklaroi se do i ripropozojë kreut të shtetit dekretimin. Sipas Metës, nuk mundet që një organ i Akademisë së Shkencave të shqyrtojë dhe të shprehet me vendim për dekretet e Presidentit.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori