Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar sot raportin shpjegues, të cilin e ka diskutuar me Komisionin e Venecias. Në një raport të gjatë, kreu i shtetit tregon të gjitha hapat se pse ai zgjodhi të ç’dekretonte datën e zgjedhjeve lokale me 30 qershor.
Raporti 55 faqesh, i publikuar në faqen zyrtare të Presidentit thekson se zgjedhjet e zhvilluara vetëm me pjesëmarrjen e socialistëve janë të paligjshme dhe nuk krijuan alternativa për qytetarët. Por 16 janë pikat që rendit Presidenti si arsye e që e çuan në anulimin e zgjedhjeve.
16 pikat e raportit:
“Në kushtet e një krize të rëndë të paprecedentë politike, kushtetuese, institucionale dhe përfaqësimi ku:
1. Palët politike u vendosën në një kurs konstant përplasjeje dhe refuzuan dialogun;
2. Opozita hoqi dorë në bllok nga mandatet parlamentare. 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës u dorëhoqën dhe refuzuan në bllok mandatet parlamentare.
3. Opozita parlamentare aktuale përftoi mandatet në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe procedurave legjislative;
4. Parlamenti nuk u plotësua me numrin kushtetues të 140 deputetëve për shkak të shterimit të listave të kandidatëve nga partitë e opozitës;
5. Parlamenti humbi rolin mbikëqyrës ndaj ekzekutivit;
6. Parlamenti dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzojnë njohjen e autoritetit kushtetues të Presidentit të Republikës;
7. Gjykata Kushtetuese është jo funksionale prej 18 muajsh;
8. Gjykata e Lartë është jo funksionale;
9. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh në mënyrë të njëanshme antikushtetuese;
10. Prokuroria nuk veproi për zbardhjen e krimeve zgjedhore të konsumuara në vitet 2016- 2017 Dosjet 184 (Bashkia Dibër) dhe 339 (Bashkia Durrës);
11. Opozita refuzoi regjistrimin si konkurrent zgjedhor për zgjedhjet lokale;
12. Mazhoranca këmbënguli të garonte e vetme për të marrë në administrim të 61 bashkitë e vendit dhe këshillat e tyre;
13. Zhvillimi i protestave periodike kombëtare të shoqëruara me akte dhune dhe vandalizmi si dhe reagim shproporcional nga forcat e rendit, me pasojë plagosje të shumta nga policia e shtetit dhe qytetarët;
14. Përdorimi i gjuhës armiqësore dhe thellimi i ndasive çoi në rritjen e frustrimit shoqëror dhe emigracionin masiv;
15. Rritja e pasigurisë ndikoi në ekonominë e vendit.
16. Refuzimi i Kryeministrit për të pranuar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës e në veçanti përcaktimin e një date të re gjithëpërfshirëse përveç 30 qershorit;
Presidenti i Republikës vlerësoi se duhet të ndërhynte në mënyrë të tillë që t’u ofronte palëve kohë për reflektim dhe për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut të pazëvendësueshëm politik, duke siguruar njëkohësisht moscënimin e parimeve kushtetuese të pluralizmit politik dhe kthimin e paqes sociale në vend. Mungesa e plotë e vullnetit politik për marrëveshje midis forcave politike nuk mundet të dobësojë dhe as të kufizojë rolin që Kushtetuta i ka dhënë Kreut të Shtetit. Përkundrazi,ky rol është thelbësor për zgjidhjen e krizave të rënda si kjo që po kalon vendi” – shkruan Meta në raportin dërguar Venezias./Lapsi.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert