Meta ka lansuar një program beta të Threads për Android, njoftoi të premten një inxhinier i kompanisë. Ky program beta përdoruesve do t’u jap qasje të hershme tek veçoritë e reja e gjithashtu edhe përmirësim të gabimeve, por si çdo program tjetër beta, ekziston një rrezik në rritje kur shkarkohet një aplikacion i paqëndrueshëm.
Threads u lansua të mërkurën, dhe deri tani ka tërhequr mbi 70 milionë përdorues. Platforma ka mungesë të disa veçorive kryesore si mesazhet, skedën “Following”, një version të plotë të uebit dhe një skedar kronologjik.
Sipas TechCrunch, duke pasur parasysh se platforma aktualisht ka një strukturë disi të zhveshur, programi i ri beta mund të jetë diçka joshëse për përdoruesit që duan të kenë veçori të reja, përcjell Telegrafi.
Ftesa për përdorimin e programit Beta vë në dukje se “disa të dhëna të caktuara të përdorimit të aplikacionit nga përdoruesit do të mblidhen dhe shpërndahen me zhvilluesin për të ndihmuar në përmirësimin e aplikacionit”.
Tutje në ftesë paralajmërohet se “versionet testuese mund të jenë të paqëndrueshme”.
Ju mund të regjistroheni për qasje në programin beta menjëherë, pasi nuk ka listë të pritjes, gjë që do të thotë se kushdo me një pajisje Android mund të hyjë në program dhe të provojë përmirësimet dhe veçoritë e ardhshme.
Ndryshe, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes aplikacioni të ri ‘Threads’ – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe