LAJMI I FUNDIT:

Meta kthen ligjin për Forcat e Armatosura: Nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe “pa shkollë”

Meta kthen ligjin për Forcat e Armatosura: Nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe “pa shkollë”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka kthyer kuvendit mbrapsht ligjin për karrierën në Forcat e Armatosura me argumentin e dekurajon arsimimin e të rinjve dhe nxit idenë e gabuar se gjen punë edhe “pa shkollë”.

Në arsyetimin e tij presidenti, kërkon përmirësimin e trajtimit financiar të ushtarakëve për të ndaluar largimin e tyre nga vendi.


Ai thotë se ky ligj cenon meritoracinë në Forcat e Armatosura ndërsa ngre pyetjen se i kujt është interesi që trupa jonë ushtarake bazë e Forcave të Armatosura të cenohet dhe të humbasë kredibilitetin e saj.

Meta thekson se ndryshimet ligjore cenojnë piramidën e drejtimit në Forcat e Armatosura si dhe kërkon të mos preket ecuria në karrierë dhe fitimin e gradave përmes ndërhyrjeve të qeverisë.

Dekreti i presidentit

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 15/2021 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 59/2014 “PËR KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 15/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori