LAJMI I FUNDIT:

Meta anulon planet e saj për “Portal” dhe dy orët e mençura të palansuara

Meta anulon planet e saj për “Portal” dhe dy orët e mençura të palansuara

Meta po e i anulon planet e saj për ekranet e mençura për thirrjet me video “Portal” dhe dy projekteve të saj të mbetura të orëve inteligjente të papublikuara, pasi kompania shkurtoi 11,000 vende pune, shumë prej tyre në divizionet e teknologjisë.

Reuters raportoi më herët sot se kompania kishte në plan të anulonte planet e saj për “Portal” dhe orët e mençura, duke cituar drejtuesit e Meta-s që folën në një mbledhje.

The Verge shkruan se ata kanë dëgjuar të njëjtën gjë nga burime të tjera, kështu që ata mund ta vërtetojnë në mënyrë të pavarur këtë lajm.

Meta kishte vendosur tashmë në heshtje të ndalonte prodhimin e pajisjeve “Portal” për konsumatorët në qershor dhe kishte lënë në sirtar orën e mençur që ishte më e largët në zhvillim – me emrin e koduar “Milan”, e cila thuhet se do të mbërrinte në pranverën e vitit 2023 me çmim rreth 336 euro (349 dollarë), përcjell Telegrafi.

Por tani, Meta po anulon planet e saj për të shitur pajisjen e thirrjeve video të “Portal” edhe për bizneset, dhe dy orët e tjera inteligjente që ishin në fazën e hershme dhe të mesme të zhvillimit po ashtu janë lënë në “raft”.

Ndërsa Meta nuk iu përgjigj një kërkese për koment të bërë nga The Verge.

Gati gjysma ose rreth 46 për qind e 11,000 të të pushuarve nga puna të Meta-s ishin në sektorin e teknologjisë, sipas Reuters, duke cituar drejtuesit që folën në atë mbledhje.

Nuk është e qartë se sa prej tyre ishin në divizionet e harduerit në mënyrë specifike.

Meta nuk ka mbaruar prodhimin e pajisjeve, por shumica e projekteve të tjera të saj harduerike janë në shërbim të ambicieve të saj AR dhe VR, duke përfshirë kufjet si Meta Quest Pro. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Kalo në kategori