Një mësuese në Afrikën e Jugut është pezulluar për shkak të një fotografie që u bë virale, ku nxënësit duket se janë ndarë sipas ngjyrave të lëkurës.

Reagimi i parë erdhi nga nëna e një nxënësi me ngjyrë, e cila tha për të përditshmen “TimesLive” se dita e parë e fëmijës së saj në shkollë ishte një eksperiencë shumë e keqe.


2 27

“Duhet të ishte një ditë shumë emocionuese për mua, por nuk ishte”, tha ajo.

1 65

Autoritetet lokale thonë se ky veprim dënohet, prandaj mësuesja është pezulluar nga puna derisa të përfundojë hetimi. /oranews/