LAJMI I FUNDIT:

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Lionel Messi shënoi në ndeshjen ndaj Torontos në MLS për t’i fituar një pikë ekipit të tij Inter Miamit të dielën. 

Messi po shpërblehet për karrierën e tij në MLS, atje ku po luan së bashku me Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergi Busquets nën urdhrat e Javier Mascheranos. 

Lidhja që kanë mes vete ish-yjet e Barcelonës e bëjnë Inter Miamin një kërcënim për skuadrat në Amerikën e Veriut, por tetë herë fituesi i Topit të Artë po i afrohet fundit të karrierës. 


Në vitin 2021, kontrata që ai kishte nënshkruar në ‘Camp Nou’ katër vite më parë u zbulua nga mediumi spanjoll El Mundo, dhe shuma që u përfshi aty ishte padyshim kontrata më luksoze në histori të sporteve. 

Barcelona mori shpërblimet e saj gjithashtu, duke fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit dy herë para skadimit të asaj kontrate, sipas së cilës Messi fitoi plotë 555 milionë euro neto për katër vite. 

Pas zbritjeve, ish-legjenda e Barcelonës besohet se ka çuar në shtëpi rreth 297 milionë euro. 

“Kjo figurë është paga fikse, të drejtat e imazhit, një seri bonusesh multi milionëshe, shtesat ditore dhe shtesa të tjera varësisht nga objektivat”, kishte raportuar El Mundo. 

Shpërblimi i Messit ishte i lidhur pjesërisht me numrin e ndeshjeve që kishte luajtur dhe kualifikimin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve, të cilat të dyjat ishin të garantuara gjatë kohës së kontratës në fjalë. 

Si rezultat, Messi ishte paguar rreth 210 mijë euro në ditë pas zbritjeve mes 2017 dhe 2021. 

Kjo do të thotë se mesatarisht në javë ai ka fituar 1.4 milionë euro, dy herë më shumë se Kevin Durant./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xherdan Shaqiri po udhëheq Baselin drejt titullit kampion – shkëlqen me dy gola ndaj Zurichut

Xherdan Shaqiri po udhëheq Baselin drejt titullit kampion – shkëlqen me dy gola ndaj Zurichut

Ligat tjera
Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

La Liga
Real Madridi po përgatit një tjetër transferim bombastik pas Alexander-Arnold

Real Madridi po përgatit një tjetër transferim bombastik pas Alexander-Arnold

La Liga
‘Agjenti’ CR7 – legjenda e Real Madridit ia rekomandon Florentino Perezit transferimin e yllit portugez

‘Agjenti’ CR7 – legjenda e Real Madridit ia rekomandon Florentino Perezit transferimin e yllit portugez

Ndërkombëtare
Zyrtare: Konfirmohet data dhe orari i finales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Zyrtare: Konfirmohet data dhe orari i finales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori