Ylli argjentinas, Lionel Messi vazhdoi të shkëlqente në Major League Soccer dhe shënoi dy gola të tjerë për ekipin e tij, Inter Miami.

Inter Miami vizitoi New York Cityn, por nuk tregoi aspak mëshirë duke fituar në udhëtim me rezultat të thellë 0-4.


Lojtari kryesor i ndeshjes padyshim se ishte ylli argjentinas, Messi, i cili shënoi dy super-gola, teksa dha edhe një asistim.

Në minutën e 43-të, Messi dha një asistim për Baltasar Rodriguez, i cili shënoi për 0-1, ndërsa golin e parë e shënoi në minutën e 74-të, kur tregoi pak nga magjia që e ka shoqëruar për 20 vjet duke shënuar për 0-2.

Pasi Luis Suarez shënoi në minutën e 83-të për ta bërë rezultatin 0-3, vetëm tre minuta më vonë ishte përsëri radha e Messit.

Këtë herë ai eci nëpër mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi për 0-4.

Kështu, Messi arriti golin e tij të 24-të dhe asistimin e 11-të këtë sezon në MLS, dhe kjo ishte hera e tetë që ai e përfundoi ndeshjen me dy gola në emrin e tij.

Me këtë fitore, Interi siguroi një vend në fazën eliminatore të MLS-së. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app