Çmimet vazhdojnë të vijnë për kampionin e botës, Lionel Messi, pasi ai tani është emëruar lojtari më i mirë i botës për meshkuj për vitin 2022 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Pas trofeut të fituar në Kupën e Botës, kapiteni i Argjentinës ka vazhduar me trofe individual në fillim të vitit 2023.


Messi është shpallur më i miri i viti 2022 në renditjen e IFFHS me 275 pikë,  shumë më përpara se Kylian Mbappe i vendit të dytë me vetëm 35 pikë.

Pesëshen e parë plotësuan Karim Benzema (30 pikë), Luka Modric (15 pikë) dhe Erling Haaland (5 pikë).

Një vit i shkëlqyer

Është e drejtë të thuhet se viti 2022 do të jetë një vit i lidhur përgjithmonë me emrin e Messit falë lavdisë së tij në Kupën e Botës në Katar. Megjithatë, ai ishte në formë të shkëlqyer gjatë gjithë vitit për klubin dhe vendin.

Në 51 ndeshje zyrtare për Paris Saint-Germain dhe Argjentinë, Messi shënoi 35 gola dhe dha 30 asistime.

Kjo statistikë është një gol çdo 69 minuta dhe e ndihmoi PSG-në të ngrinte titullin e Ligue 1 dhe Albiceleste të fitonte Kupën e Botës.

Kupa e Botës ishte momenti kurorëzimi jo vetëm në vitin e Messit, por edhe në karrierën e tij. Ishte i vetmi trofe i madh që nuk e kishte fituar, pasi kishte fituar së fundmi Copa America në 2021.

Në Katar, ai shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje, dhe shtoi tri asistime.

leo messi 1

Kthimi në Paris

Messi mori një pritje heroike nga shokët e tij të PSG-së pas kthimit nga pushimi i merituar pas triumfit në Kupën e Botës.

Ai mund kthehet sërish në fushë për klubin parisian më 11 janar kundër Angers në Parc des Princes. /Telegrafi/

telegrafi sport app