LAJMI I FUNDIT:

Messi: Nuk kërkova nënshkrimin e Neymarit, nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për rikthimin e tij

Messi: Nuk kërkova nënshkrimin e Neymarit, nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për rikthimin e tij

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi mendon se klubi mund të kishte bërë pak më shumë për të rikthyer Neymarin në Camp Nou, por sipas tij mund të luftojnë për të gjithë titujt edhe pa brazilianin.

Me negociatat në vazhdim e sipër deri në orët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve, asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe Neymar do të qëndrojë në Paris Saint-Germain për të ardhmen e afërt.

“Do të kisha dashur që Neymari të ishte ribashkuar me klubin tonë”, ka thënë fillimisht Messi për gazetën katalunase Sport.


Barcelona ishte e gatshme për 'luftë'? Si e rrezikoi transferimi i dështuar i Neymarit ndarjen e zhveshtores në dy kampe
Lexo po ashtu Barcelona ishte e gatshme për 'luftë'? Si e rrezikoi transferimi i dështuar i Neymarit ndarjen e zhveshtores në dy kampe

“Sinqerisht, nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka të mundshme për të siguruar kthimin e tij”.

“Sidoqoftë, është sigurisht e vërtetë që negocimi me PSG-në nuk është i lehtë”.

“Në nivel sportiv, Neymar është një nga më të mirët në botë”.

Bartomeu tregon se çfarë ndodhi me Neymarin: Kërkoi të vinte te ne, bëmë gjithçka të mundshme – nuk e marrim në janar
Lexo po ashtu Bartomeu tregon se çfarë ndodhi me Neymarin: Kërkoi të vinte te ne, bëmë gjithçka të mundshme – nuk e marrim në janar

“Asnjëherë nuk kërkova nënshkrimin e Neymarit. Gjithë çfarë bëra ishte të jepja mendimin tim”.

“Nuk jam i zhgënjyer që ai nuk nënshkroi. Ne kemi një skuadër spektakolare, e cila mund të garojë për gjithçka, edhe pa Neymarin”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jim Ratcliffe zbulon emrin e trajnerit të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Man United

Jim Ratcliffe zbulon emrin e trajnerit të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Man United

Premier League
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Premier League
Kalo në kategori