LAJMI I FUNDIT:

‘Messi duhet të ndjekë zemrën e tij’, ish-bashkëlojtari argjentinas këshillon yllin e Barcelonës për të ardhmen

‘Messi duhet të ndjekë zemrën e tij’, ish-bashkëlojtari argjentinas këshillon yllin e Barcelonës për të ardhmen

Ish-bashkëlojtari i skuadrës së Argjentinës, Franco Di Santo ka thënë se Lionel Messi duhet të ndjekë zemrën e tij dhe të qëndrojë me Barcelonën edhe përtej kësaj vere në përpjekje për të rikthyer Blaugranët në lavdinë e tyre të mëparshme.

Spekulimet rreth të ardhmes së Messit vazhdojnë të vërtiten, me kontratën e argjentinasit që skadon në fund të qershorit dhe ende nuk ka marrëveshje rinovimi.

Kjo do të thotë që takimi i së shtunës me Real Madridin në Estadio Alfredo di Stefano do të ishte El Clasico e fundit ndonjëherë nëse Messi vendos të lë klubin nga Camp Nou.


Messi pranon të mbetet te Barcelona, por ka tri kërkesa për ta vazhduar kontratën
Lexo po ashtu Messi pranon të mbetet te Barcelona, por ka tri kërkesa për ta vazhduar kontratën

Sipas Goal, 33-vjeçari po injoron plotësisht situatën për të ardhmen e tij deri në fund të sezonit pasi Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Interi vazhdojnë të jenë të lidhur me nënshkrimin e tij.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Chelseat, Di Santo beson se ndërsa do të ishte interesante të shihet gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në një mjedis të ri, ai do të preferonte që ai të qëndronte në Katalunia.

“Ai meriton respekt te Barcelona për të gjitha ato që ka fituar në klub. Është një lojë ekipore por një pjesë e madhe e historisë së tyre të fundit ka qenë rreth tij”, ka thënë fillimisht Di Santo për Goal.

“Unë nuk mendoj se ata do të kishin fituar aq shumë pa të. Ai dhe stili i tij janë çelësi për gjithçka në Barcelonë. Ai meriton të respektohet për atë që ka fituar në vitet e fundit”.

Ramos: Kemi vuajtur kundër Messit, Real Madridi do të kishte fituar më shumë trofe nëse nuk do të ishte ai
Lexo po ashtu Ramos: Kemi vuajtur kundër Messit, Real Madridi do të kishte fituar më shumë trofe nëse nuk do të ishte ai

“Do të ishte mirë për këdo që e nënshkruan atë në Ligën Premier ose Itali. Ta shohësh atë në një kontekst tjetër do të ishte interesante. Megjithatë, unë do të doja ta shihja atë të qëndronte në Barcelonë për të ndërtuar trashëgiminë e tij”.

“Nëse do të isha ai, do të injoroja çdo gjë që njerëzit do të thoshin dhe do të bëja atë që thotë zemra ime. Unë do të bëja atë që është më e mira për familjen time dhe mua. Ndoshta kjo për ta bërë Barcelonën të fortë përsëri”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori