Me ndihmën e udhëzimeve do të gatuani pogaçe të shkëlqyeshme të cilën familjarët tuaj do ta adhurojnë
Për të dalë pogaçja e mirë, duhet të ketë kore kërcëlluese dhe tul të butë, transmeton Telegrafi.
Sipas rregullit, produktet e brumit dhe disa pogaçe piqen në furrën e nxehur në rreth 160-170 gradë Celsius në lartësinë e mesme të furrës.
Koha e pjekjes duhet të jetë rreth 30-40 minuta, jo më pak. Verifikoni gjendjen e pogaçes në çdo 15 minuta.
Nëse shihni që pogaçja fillon të digjet në pjesën e sipërme, qitni sipër saj folie alumini apo letër për pjekje, në mënyrë që të piqet e tëra njësoj.
Mos e aktivizoni ventilatorin, sepse rrezikoni që pogaçja juaj të bëhet tepër e thatë.
Pogaçja e gatshme ka ngjyrë ari. Duhet ta nxirrni nga fura dhe ta spërkatni me pak ujë të ftohtë dhe ta mbuloni me leckë kuzhine.
Në këtë mënyrë pogaçja do të thithë pak ujë dhe korrja do të zbutet lehtë…
Përbërësit:
– 500 g miell të butë;
– 25 ml ujë të vakët;
– 1 lugë e vogël kripë;
– ½ luge e vogël sodë bikarbonati.
Përgatitja:
Sodën e bikarbonatit treteni në pak ujë të ftohtë dhe shtoni në miell të cilit i keni qitur kripë.
Duke i qitur gradualisht ujë të vakët, ngjisheni brumin i cili duhet të jetë i lëmuar dhe pak i fortë.
Brumin ngjisheni rreth 5 minuta, ndërsa, sipas nevojës, shtoni pak miell. Mbulojeni dhe lëreni rreth 15 minuta derisa ta nxehni furrën.
Merrni tepsinë për pica, atë të hollën të rrumbullakët, bëjeni me pak vaj, tëholloni brumin në formë të rrethit dhe lëreni në tepsi të lyer me vaj.
Edhe pak me duar shtrijeni brumin që të mbulojë tepsinë. Mundeni në disa vende ta shponi pak me pirun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze