Mësoni çdo gjë për karakterin e vogëlushit: Çfarë zbulon zgjedhja e ngjyrës për fëmijën!

Ekspertët thonë që zgjedhja e ngjyrës, e cila dominon në vizatimet e fëmijëve, shumëçka mund të zbulojë për karakterin e vogëlushit tuaj
Nëse deri tani nuk i keni kushtuar kujdes ngjyrave të cilat dominojnë në vizatimet e vogëlushëve tuaj, përmirësoni gabimin dhe filloni t’i kushtoni kujdes, transmeton Telegrafi.
Ekspertët shpjegojnë që zgjedhjen të cilën e bëjnë shumëçka mund t’ju tregojë për karakterin e fëmijës.
E kaltra
Ajo është ngjyra e dashur e vogëlushëve socialë inteligjentë dhe të kujdesshëm.
E verdha
Ngjyra e diellit është zgjedhje e qenieve të hareshme, të ngrohta dhe inteligjente.
Ky është përfundimisht tregues që fëmija juaj ka nevojë të theksuar për dashuri dhe respekt të më të afërmve, por edhe kujdes të rrethit.
E kuqja
Ka të bëjë me kureshtjen dhe nevojën e përhershme për shqetësime.
E gjelbra
Ngjyra e barit dominon në vizatimet e fëmijëve të cilët dëshirojnë të jenë ndryshe. Kanë shpirt të vërtetë artistik dhe prandaj adhurojnë lirinë dhe spontanitetin.
Vjollcë
Kjo nuancë zbulon vogëlushin i cili dëshiron të marrë iniciativën dhe është i sigurt në vetveten. /Telegrafi/










































