LAJMI I FUNDIT:

Mësohet se kush dhe si e solli coronavirusin në Gjermani

Mësohet se kush dhe si e solli coronavirusin në Gjermani

Kompania gjermane e auto-pjesëve Webastro, ka njoftuar sot se punonjësi i tyre është infektuar me coronavirus, pasi që selinë e tyre në Stokdforf në Bavari e ka vizituar një punonjës nga Kina.

“Kompania ka konfirmuar se personi i infektuar me coronavirus nga Starnberg është i punësuar në selinë e kompanisë në Stokdorf”, thuhet në komunikatën e kompanisë Webasto, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që Webasto të hënën ka njoftuar se punonjësi i tyre nga Shangai pas një vizite në Gjermani, është konstatuar se është i infektuar me virus dhe se rezultatet kanë dalë të jenë pozitive.

Coronavirusi ua merr jetën 106 personave, numri i të infektuarve në Kinë ka arritur mbi 4,500 – 125 prej tyre janë në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu Coronavirusi ua merr jetën 106 personave, numri i të infektuarve në Kinë ka arritur mbi 4,500 – 125 prej tyre janë në gjendje të rëndë

Kompania që ka 11 zyra në Kinë përfshirë edhe atë në qytetin Wuhan ku edhe ka “lindur” coronavirusi, ka ndaluar udhëtimin e punonjësve në atë vend.

Siç raporton Reuters, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjermani është konfirmuar rasti i parë me coronavirus, epidemi që në fund të vitit 2019 shpërtheu në Kinë.

Zyra e shëndetësisë në Bavari ka konfirmuar se më këtë virus është infektuar një banor o Starnbergut, 30 kilometra larg Minhenit. /Telegrafi/