LAJMI I FUNDIT:

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

Barcelona tashmë ka filluar të bëjë plane për rikthimin e tyre në ‘Spotify Camp Nou’, pasi të përfundojë puna e ndërtimit për të mirëpritur edhe një herë tjetër tifozët në stadiumin e tyre.

Progresi i punëve po shkon mjaft mirë, dhe presidenti Laporta e ka përmendur disa herë se vetëm në rast se diçka e papritur ndodhë, dhe në vitin 2024, anëtarët e klubit dhe tifozët do të jenë në gjendje të rikthehen në shtëpi.


Sipas raportimit nga Mundo Deportivo, bordi i drejtorëve të Barcelonës tashmë ka shënuar një datë në kalendar për rihapjen e stadiumit ‘Camp Nou’: E diel, 15 dhjetor.

Plani origjinal fillimisht ishte që klubi të rikthehej në ‘Camp Nou’ pikërisht në ditën kur festojnë 125-vjetorin e tyre, që i bie të jetë më datë 29 nëntor, e premte.

Prioriteti kryesor i verës për Barcelonën është vendosur në shitje – Chelsea po kryeson garën për shërbimet e tij
Lexo po ashtu Prioriteti kryesor i verës për Barcelonën është vendosur në shitje – Chelsea po kryeson garën për shërbimet e tij

Sidoqoftë, ata vendosën që t’i marrin gjërat me gjetësi dhe tani janë duke synuar rikthimin ne stadiumin e vjetër më datë 15 dhjetor.

Kjo do të ishte një ndër ndeshjet e fundit para pushimit të Krishtlindjeve. Pritshmëritë janë që 60 për qind nga kapaciteti total i stadiumit të lejohet, që i bie diku rreth 63 mijë ulëse nga 105 mijë sa janë planifikuar të ndërtohen gjithsej.

Barcelona tashmë ka marrë propozimin nga Këshilli i Qytetit, që të zgjasin orët e punimeve në ‘Camp Nou’ duke filluar nga data 6 prill, për ta bërë të mundur rikthimin sa më të shpejt në stadiumin e vjetër./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori