LAJMI I FUNDIT:

Mësohen vazot e Ligës së Kampionëve: Ku qëndron secila skuadër nga top pesë ligat evropiane

Mësohen vazot e Ligës së Kampionëve: Ku qëndron secila skuadër nga top pesë ligat evropiane

Milani do të luajë Ligën e Kampionëve për herë të parë në shtatë vjet, por do ta gjejë veten në vazon katër, ndërsa Inter është në vazon një, Juve dhe Atalanta në dy dhe tre, respektivisht.

Pasi fituan Scudetton këtë sezon, Nerazzurrët do të jenë në mesin e skuadrave të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Vazo e parë përbëhet nga fituesi i garës, fituesi i Ligës së Evropës dhe kampionët e ligave të renditura më së larti nga UEFA.


Nëse Manchester City fiton finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat dhe kampioni rus Zenit Shën Petersburg do të bashkohet me kryesuesit e parë.

Koeficientët e klubeve përcaktojnë tre vazot e mbetura në varësi të shumës së të gjitha pikëve të fituara në pesë vitet e mëparshme ose koeficientit të garës për të njëjtën periudhë.

Milani nuk ka luajtur Ligën e Kampionëve që nga viti 2013-14 dhe do të përfshihet në vazon katër, pas Atalantas, e cila është në vazon tre.

Liga e Kampionëve fillon në fund të qershorit me një raund paraprak, tre raunde kualifikuese dhe një play-off, të gjitha luhen në dy ndeshje. Gjashtë skuadrat e mbijetuara hyjnë në fazën e grupeve, duke u bashkuar me 26 skuadrat të kualifikuara paraprakisht.

Këto janë vazot për Ligën e Kampionëve 2021-22:

Vazo 1

Manchester City (Angli)

Atlético Madrid (Spanjë)

Bayern Monaco (Gjermani)

Lille (Francë)

Inter (Itali)

Sporting Lisbon (Portugali)

Njëra nga, Man United (Angli) ose Villarreal (Spanjë)

Njëra nga, Chelsea (Angli) ose Zenit (Rusi)

Vazo 2

Real Madrid (Spanjë)

Barcelona (Spanjë)

Juventus (Itali)

PSG (Francë)

Liverpool (Angli)

Sevilla (Spanjë)

Chelsea (Angli), Manchester United (Angli) ose Borussia Dortmund (Gjermani)

Njëra nga, Chelsea (Angli), Manchester United (Angli), Borussia Dortmund (Gjermani) ose Porto (Portugali)

 Vazo 3

Ajax (Holandë)

Leipzig (Gjermani)

Atalanta (Itali)

Borussia Dortmund (Gjermani) nëse Chelsea dhe Villareal fitojnë kupat e Evropës

Porto (Portugali) – nëse Chelsea dhe Villareal fitojnë kupat evropiane.

Zenit (Rusi) – Nëse Chelsea fiton Ligën e Kampionëve

Vazo 4

Milan (Itali)

Wolfsburg (Gjermani). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Premier League
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve

"Figo 2.0?", Lamine Yamal pyetet nëse do të transferohej te Real Madridi

La Liga
Krahasimet me Lamine Yamal, vjen reagimi i parë nga Neymar

Krahasimet me Lamine Yamal, vjen reagimi i parë nga Neymar

La Liga
Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori