LAJMI I FUNDIT:

Mësimi nga koha sovjetike: Frigoriferi është më i fuqishëm se televizori

Mësimi nga koha sovjetike: Frigoriferi është më i fuqishëm se televizori

Nga: Alexei Levinson, sociolog dhe hulumtues në Qendrën “Levada” / The Guardian
Titulli origjinal: Putini mund të ketë vlerësime të larta në sondazhe, por edhe rusët janë të tmerruar
Përkthimi: Telegrafi.com

Një muaj pasi filloi “operacioni special” i Putinit në Ukrainë, “Qendra Levada” – organizatë joqeveritare që merret me sondazhe – kreu një anketë për t’i vlerësuar qëndrimet e publikut ndaj këtij konflikti. Rezultatet u pritën me pak frikë. Disa menduan se do të shfaqeshin pakënaqësitë publike për udhëheqjen dhe se vlerësimet për presidentin do të bien. Të tjerët kishin dyshime.

Ka pasur precedentë. Pas luftës së shkurtër të Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008, vlerësimi për miratimin e akteve të Vladimir Putinit u rrit në 88 për qind. Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë, ndodhi e njëjta gjë: u rrit përsëri, në të njëjtën shifër, përqindja e njerëzve që thanë se e miratonin udhëheqjen.

Në të dyja rastet, reagimi negativ global shërbeu thjesht për ta forcuar besimin rus se ata kishin të drejtë. Sanksionet shkaktuan pak dëme.

Këtë herë është ndryshe. Aksioni ushtarak nuk rezultoi të jetë as i shpejtë dhe as pa gjak. Të gjithë e kuptojnë këtë, edhe ata që i dëgjojnë vetëm zërat që dalin prej televizorëve të tyre. Këtë herë priten kohët e gjata të ankthshme e të liga – të bllokadës ekonomike.

Ekziston një shkollë mendimi që vjen nga koha sovjetike, se frigoriferi është më i fuqishëm se televizori. A mund të vlejë kjo këtë herë?

Deri tani, sinjalet janë të përziera. Ashtu si në vitin 2014, ka pasur rritje të vlerësimit të operacionit dhe komandantit të përgjithshëm. Edhe këtë herë Putini është në mbi 80 për qind, 12 pikë më lartë se në shkurt. Qeveria dhe kryeministri po ashtu po bëjnë sondazhe. Edhe Duma shtetërore – e cila normalisht lëngon nga vlerësimi i ultë – tashti po i shijon vlerësimet pozitive.

Por, nuk janë të gjitha lajmet pozitive, për këtë klasë politike të Rusisë: shumica, 55 për qind, presin përmirësim në jetën politike gjatë muajve të ardhshëm. Ata nuk mund të zhgënjehen. Kjo duhet të ndodhë – nëse jo në jetën reale, atëherë në botën virtuale.

Ndërsa, duhet të themi jo për ata që e shikojnë vlerësimin prej 80 për qind plus dhe deklarojnë se televizori më në fund ka triumfuar mbi frigoriferin. Gjithçka këtu është me nuanca.

Në anketë ua shtruam rusëve këtë pyetje: çfarë lloj emocionesh ngjall te ju operacioni ushtarak në Ukrainë? Vetëm dy për qind nuk mund të përgjigjeshin, ndërsa tetë për qind thanë se nuk kishin asnjë ndjenjë të veçantë për këtë. Të anketuarit tjerë zgjodhën një mori fjalësh për t’i përshkruar ndjenjat e tyre.

Këto fjalë ndaheshin gjerësisht në katër kategori – pozitive ose negative, politike ose apolitike. Pra, emocioni pozitiv politik mund të përshkruhet si krenari kombëtare; emocionet negative politike ngjanin më shumë me zemërimin dhe me turpin; fjalët pozitive apolitike mbulonin emocionet si gëzimi dhe eksitimi; emocionet negative apolitike ishin frika, ankthi, tmerri dhe tronditja.

Nëse shikojmë gjerësisht përqindjen e emocioneve pozitive kundrejt atyre negative, ato janë të përafërta – 51 për qind me 49 për qind. Por, brenda këtyre shifrave qëndrojnë ndarjet interesante: emocionet pozitive kryesisht i përfshijnë njerëzit që shprehin krenarinë kombëtare (40 për qind). Vetëm disa (11 për qind) shprehën emocione pozitive apolitike, si gëzimi dhe kënaqësia.

Midis ndjenjave negative, ndarja ishte më ndryshe. Vetëm 10 për qind ndjenë emocione negative politike si zemërimi, neveria dhe turpi për sulmin në Ukrainë. Plot 39 për qind raportuan emocione shqetësimi, frike, shoku.

Nga këto shifra mund të konkludosh se mbështetja që publiku rus ka për ushtrinë dhe për udhëheqjen e saj po bashkëjeton me ankthin e madh.

Kur i shikoni dallimet e gjeneratave, edhe më shumë është e qartë se këto ngjarje po perceptohet ndryshe nga të rinjtë dhe ndryshe të moshuarit. Ndjenjat negative mbizotërojnë tek ata nën 35 vjeç. Vetëm 33 për qind ndjejnë krenari kombëtare, ndërsa 37 për qind ndjehen të shqetësuar dhe të frikësuar.

Nga ana tjetër, ata mbi 65 vjeç janë shumë më pozitivë, me një vlerësim prej 90 për qind për Putinin dhe me pak shprehje frike ose ankthi.

Të rinjtë dhe të vjetrit ndryshonin gjithashtu – në mënyrë dramatike – në vlerësimin e tyre për atë i që motivoi protestat kundër luftës, ato që i pamë në javët e para pas 24 shkurtit. Të moshuarit ishin të prirë ta favorizonin shpjegimin se njerëzit paguheshin për të protestuar. Të rinjtë kishin më shumë gjasa t’i shihnin protestat si zemërim të vërtetë ndaj ngjarjeve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori