Prindërit e nxënësve të shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë kanë mbajtur sot një protestë para shkollës “Zenel Hajdini”, me kërkesë për kthimin e fëmijëve të tyre në shkollën “Asim Vokshi”, ku kanë qenë më parë.

Protesta është mbajtur në orët e mëngjesit, gjersa sipas prindërve kjo për shkak të largësisë dhe rrezikut që i kanoset fëmijëve në rrugë, pasi sipas tyre një fëmijë para disa dite është shkelur me veturë.


Prindërit në këtë protestë kërkuan që fëmijë të kthehen në shkollën “Asim Vokshi” ku kanë qenë më parë. /Telegrafi/