Nga: Luan Rama
Që në lindjen e tij, njeriu ka tentuar të njohë botën me të fshehtat e saj, duke krijuar kështu një mitologji më vete me mitet e tij, nga epoka e zjarrit dhe e bronzit e deri në ditët e sotme ku mitologjitë vazhdojnë në forma moderne. Njeriu gjithnjë ka ecur me guxim drejt njohjes si ajo qenie që nis të dalë nga shpella apo tuneli i errët i një bote, duke ndjekur dritën që shfaqet tutje dhe duke shkuar me etje drejt saj, pa e ditur se çdo të ishte ajo dritë, ajo botë. Ishte një sfidë, një rendje e ethshme dhe e pafund duke rrezikuar vet ekzistencën, një tundim i jashtëzakonshëm për njohjen …
Kur Leonardo Da Vinci nisi të kërkojë njohjen e trupit njerëzor dhe të shkojë nëpër morget e spitaleve e të bëjë hapjen e kadavrave mjerane për të studiuar anatominë njerëzore, deri te gruaja e vdekur me fëmijën në bark, padyshim që miqtë e tij e morën për të një të çmendur, por ai e ndiente se pa njohjen e trupit njerëzor nuk mund të pikturonte, nuk mund të jepte shëmbëlltyrën e figurës – edhe pse rreth tij klithën për herezi. Por, ai vazhdoi, net e ditë të tëra në atë ferr ku vetë Dante kishte zbritur me imagjinatën e tij duke përshkruar “Ferrin” e botës.
Da Vinci pikturonte kështu gjersa zërat e “herezisë” së madhe, e prekjes së trupit, e copëtimit të tij shkuan deri te Papa i Romës i cili menjëherë kërkoi ndëshkimin e artistit që ai mos të vazhdonte më në prekjen dhe depërtimin drejt trupit njerëzor. E, megjithatë, gjeniu i madh kishte mundur t’i vizatonte të fshehtat njerëzore, pasi të vizatoje, të pikturoje një figurë, një grua, një fëmijë, një burrë të ri apo plak, do të duhej të njihje dinamikën e trupit dhe funksionimin e tij, të gjymtyrëve, të muskujve, çka të shërben për të dhënë një figurë sa të vërtetë aq dhe jetësore e të përsosur.
Sfida më e madhe në jetën e tij ishte pikërisht ajo çka bëri në spitalet e Firences: prerja e kufomave dhe vizatimi i tyre, i muskujve, indeve, vizatimi i tyre me rrezikun e madh që vepra e tij artistike të ndërpritej. Dhe, ajo do t’ishte ndërprerë, mrekullia që krijohej do t’ishte ndalur, meqë vdiq edhe mbrojtësi i tij më i madh në atë kohë, Juli II. Por, fati e solli që pikërisht atëherë, në Firence të vinte mbreti francez François I, i cili kur dëgjoi për bukuritë e artistit të madh, në kthim e ftoi të shkonte të jetonte në Francë dhe të punonte atje. Dhe, më 1516, duke kapërcyer Alpet me dëborë, Leonardo shkoi për t’i shpëtuar mallkimit të kishës; shkoi i ngarkuar me disa tablo dhe me njohjen e madhe se më së fundi ai e dinte tashmë se çfarë ishte thelbi njerëzor.
Vështroj sot këto vizatime të Leonardos dhe imagjinoj piktorin e madh mes skenave makabre që syri i njeriut s’do t’i shohë, por që ato janë të domosdoshme për imagjinatën e një artisti që do të dojë të rrokë fizionominë e botës njerëzore apo të kafshëve, dinamikën e lëvizjes së kuajve etj. Ky kërkim i ethshëm i Leonardos të kujton përsëri Danten që zbriste në rrathët e ferrit për të zbuluar natyrën njerëzore. Ishin kufij që artistët e mëdhenj duhej t’i kapërcenin. Dhe, Leonardo i kapërceu ato, kapërceu kufijtë, barrierat, atë çka i ndalohej, duke u përballur me sfidën e inkuizitorëve. Por, artisti i madh historikisht di gjithnjë të triumfojë mbi barrierat e të gjitha ngjyrave, e të gjitha kohërave.
Nën shembullin e Leonardos, të tjerë artistë vazhduan të eksplorojnë këtë botë të fshehtë të qenies njerëzore, piktorë të Renesancës italiane e gjer tek Rembrandti e këndej. Ja pse tabloja e famshme e Rembrandt “Ora e anatomisë e doktor Tulpit” (1632) ndoshta meriton lavdet postume të mjeshtrit të madh Da Vinci.
Mësimi i artit është i pandarë nga “herezia” e njohjes dhe është e pamundur që ajo të ndalet nga çdo lloj dhune e perandorie … Një himn për njohjen, edhe kur ajo ngjason me “herezinë”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

Tezat e një amerikani, për islamizimin e shqiptarëve

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

PSE SHKRUAJ

Dy teori për kohën

LIRIKË MBI VETMINË

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë