LAJMI I FUNDIT:

Mësimdhënësit do të mund të bartin armë në Ohio, autoritetet e vendosura me çdo kusht të mbrojnë jetën e nxënësve dhe personelit

Mësimdhënësit do të mund të bartin armë në Ohio, autoritetet e vendosura me çdo kusht të mbrojnë jetën e nxënësve dhe personelit

Shteti amerikan Ohio ka miratuar një ligj që lejon mësimdhënësit dhe personelin tjetër të shkollave, që të mbajnë armë zjarri në shkolla, por vetëm pasi ta përfundojnë një trajnim që zgjatë vetëm 24 orë.

Drafti është finalizuar dhjetë ditë pasi një adoleshent vrau 19 nxënës dhe dy mësuese në një shkollë fillore në Teksas, transmeton Telegrafi.


Ligji është miratuar të premten në Parlamentin e Ohios, e një orë më vonë në po të njëjtën ditë është konfirmuar nga Senati lokal.

Tani gjendet në tavolinën e guvernatorit të Ohios, Mike Devine dhe pritet që ta nënshkruajë.

Ligji lejon që çdo person i rritur në shkollën publike apo private “të bartë në mënyrë të fshehtë” armë zjarri (revole), kuptohet nëse një gjë e tillë miratohet nga menaxhmenti i shkollës.

Guvernatori pas miratimit të ligjit ka njoftuar se ka thirrur seancë në Parlamentin e Ohios, që të prezantojë zgjedhjen që do t’i mundësojë mësimdhënësve të bartin armë zjarri në shkolla – kuptohet nëse dakordohen për një gjë të tillë.

Ligji i mi mëparshëm parashikonte që nëse mësimdhënësit do të dëshironin të mbanin armë më objektet shkollore, do të duhej t’i nënshtroheshin një trajnimi prej 737 orëve dhe kjo ishte e rezervuar enkas për sigurimin e shkollës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori