Ditari i kuq, tashmë 40 vjet nuk është ndarë nga duart e mësuesëve Mexhit Etemi dhe Sefedin Dushkaja që nxorrën dhjetëra e dhjetëra gjenarata në Malësinë e Karshiakës. Ndonëse mësues në fshatra malor, ata nuk munguan as edhe një ditë në mësim, pavarësisht se rruga deri në shkollë ishte përplot me vështirësi, e kaluar herë me këmbë e herë me tren. Pas 40 vjetësh përvojë, mësuesi Etemi thotë se arsimi tani është bërë arenë eksperimentesh të ndryshme, në bazë të dëshirave të politikës udhëheqëse në vend.
“Nëse kthehemi vite më parë arsimi ka qenë në nivel të duhur dhe arsimtari e ka pasur vendin në piadestal, respekti ndaj arsimtarit, arsimtari ndaj nxënësve edhe ka qenë arsimimi në nivel të duhur. Edhe dihet, është politizur arsimi, në arsim punojnë njerëz të politizuar, partia edhe për atë arsye niveli i arsimimit në Maqedoni është në këtë gjendje, mos të them debakël. Të gjitha eksperimentet që u bën, të gjitha projektet që erdhën dështuan këtu në Maqedoni, për atë arsye ardhmëria e arsimimit tonë është shumë në nivel jo të mir, jo të lakmueshëm”, u shpreh Mexhit Etemi.
Mësuesi Sefedin Dushkaja vlerëson se cilësia në arsim nga dita në ditë humbet si rezultat i ndërhyrjes së politikës. Madje, ai tha se shkollat janë bërë peng i mësimdhënësve partiak dhe udhëheqësve jo adekuat.
131 vjet pas hapjes së shkollës së parë në gjuhën shqipe, arsimi shqip në Maqedoni mbetet thuajse në një kaos të plotë. Këtë e dëshmojnë edhe nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë që vazhdojnë të shkollohen në një shtet tjetër, në komunën Hani i Elezit në Kosovë. Ndërsa pothuajse pas një shekulli e gjysmë përpjekje për tu arsimuar shqip, nxënësit e komunës Çashkë të Velesit janë të detyruar të mësojnë maqedonisht edhe atë nga klasa e parë deri në të nëntën.
Dita e Mësuesit edhe sot i gjen shumë shkolla të shkatërruara nëpër komunat shqiptare. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqip u zhvilluan aktivitete të ndryshme në të gjitha shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe. Një prej tyre ishte edhe përurimi I emrit të ri të shkollës fillore të fshatit Nagushtak, e cila quhej “Kultura” ndërsa tani mori emrin “5 tetori”, Dita ndërkombëtare e mësuesit. Gjithashtu, me vendim të komunës së Likovës, shkolla në fjalë u bë shkollë qëndrore ndërkohë që deri tani kishte funksionuar si shkollë e periferike e fshatit Mateç./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?