Mësimdhënësit në Maqedoni kërkojnë të shkurtohen orët e të zgjaten pushimet
Mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë që të shkurtohen orët mësimore, pasi në shumë shkolla nuk ka kushte që të respektohen protokollet shëndetësore për mbrojte nga COVID-19, në bazë të cilave parashihet që numri maksimal i nxënësve në një klasë, të mos jetë jo më shumë se 24.
Plenumi i mësimdhënësve, kërkon që të shkurtohet kohëzgjatja e orëve me prezencë fizike, nga 45 në 30 minuta, pasi siç kanë sqaruar, mësuesit kanë vështirësi të mëdha në kryerjen e mësimit në ambiente të mbyllura, ndërkohë që duhet të respektojnë të gjitha protokollet e përcaktuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, ku mbajtja e maskës është e detyrueshme gjatë tërë kohës si dhe sigurimi i distancës mes nxënësve.
Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov, në një intervistë për REL, thotë se sa më parë duhet gjetur një zgjidhje e cila do të jetë e përshtatshme si për nxënësit po edhe për të punësuarit në shkolla, duke ulur rrezikun nga përhapja e sëmundjes COVID-19.
“Që me vetë nisjen e vitit shkollor, pas javës së parë, konstatuam dhe i kërkuam Ministrisë së Arsimit që të bëjë ndryshim në këtë pjesë. Do të thotë, më 7 shtator iu drejtuam Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe thamë që zhvillimi i këtillë i mësimit, përkatësisht mbajtja kaq gjatë e maskave, është e dëmshme dhe paraqet shumë vështirësi dhe propozojmë që orët të shkurtohen, në llogari të kësaj, të zgjatet koha e pushimit, që do të lejojnë jo vetëm që të shkohet në tualet, por edhe të dilet në oborrin e shkollës, që mushkëritë e bardha të mbushen me ajër të freskët, me oksigjen dhe përsëri nxënësit të kthehen në mësim.”
Kjo do të paraqiste lehtësim edhe për arsimtarët, edhe për nxënësit”, thotë për REL, kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov.
Ai thotë se mësimdhënia nën maska, është e vështirë si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit.
“Nxënësit, me vetë hyrjen në shkollë, deri në dalje nga shkolla, i bartin maskat, megjithatë, të mos harrojmë edhe arsimtarët që njësoj në të njëjtën kohë kalojnë nën maska, gjë që është jashtëzakonisht vështirë për të mbajtur mësimin, për të marrë frymë, për të marrë ajër cilësor, pa dallim se a ajroset hapësira, klasa, ose jo; arsimtarët dhe nxënësit nxjerrin dioksid karboni dhe po të njëjtin dioksid karboni, sërish e thithin në gjokset e tyre, përkatësisht në mushkëritë e bardha”, thotë Nedellkov.
Mësimdhënësit thonë se në shumë shkolla të vendit, numri nxënësve në një klasë është shumë më i lartë se 24, madje duke shkuar edhe mbi 40 nxënës, ndërkohë që mungojnë hapsirat që nxënësit të ndahen në dy klasë.
Me shtrëngimin e masave për frenimin e koronavirusit të ri, certifikata e marrjes së vaksinës kundër COVID-19, është e detyrueshme për hyrjen në ambientet e mbyllura që kanë më shumë se 30 persona por jo edhe për shkollat.
Në këtë drejtim, drejtori i shkollës “Emin Duraku” në komunën e Sarajit, për Radion Evropa e Lirë, Mubejdin Bajrami, thotë që më shumë se 70 për qind e stafit mësimor në shkollën e tij, është vaksinuar, megjithëse shton se nëse vaksina bëhet e obliguar, atëherë me siguri se të gjithë do paraqiten menjëherë për vaksinim me këtë dhe do të rritet siguria për sa i përket frenimit të koronavirusit të ri.
“Diku 70 për qind e mësimdhënësve në shkollën tonë janë të vaksinuar, pjesa tjetër janë të interesuar të marrin vaksinën. Por ka diku 2 apo 3 mësimdhënës nuk duan të vaksinohen, por nëse vaksina bëhet e detyrueshme për mësimdhënësit, besoj se edhe ata do të vaksinohen”, thotë Bajrami.
Duhet theksuar se edhe Avokati i Popullit i rekomandoi MASH-it që të shkurtohen orët mësimore si dhe t’u lejohet drejtorëve vet t’i organizojnë orët mësimore, në varësi të kushteve me të cilat disponojnë.
Por nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njoftojnë se më pak se një për qind e nxënësve dhe kuadrit në shkolla fillore dhe të mesme, janë të infektuar me COVID-19.
Prandaj, theksojnë se në bazë të këtyre të dhënave, mund të konstatohet se protokollet janë efektive në uljen e rreziqeve për përhapjen e virusit.
“Numri i rasteve pozitive në baza ditore sillet nga 0.01% deri në 0.03%, por megjithatë kemi më shumë se 240 mijë nxënës me prani fizike, të cilët janë në klasë çdo ditë dhe këto shifra janë vërtet të ulëta”, ka theksuar ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska./Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre