LAJMI I FUNDIT:

Dënohet mësimdhënësi me tre vjet burgim, ngacmoi seksualisht nxënëset

Dënohet mësimdhënësi me tre vjet burgim, ngacmoi seksualisht nxënëset

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me tre vjet burgim të pandehurin B.V, mësimdhënës, për veprën penale ‘sulm seksual’.

Në njoftim bëhet e ditur se të pandehurit gjykata i ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej tre vite, të cilin dënim do ta vuaj menjëherë plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për të Mitur ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.V për shkak se që nga muaji shtator deri më  14.11.2018, në cilësinë e mësimdhënësit, i ka prekur me qëllime seksuale dhe duke shfrytëzuar moshën e tyre të ndjeshme, në mënyrë të vazhdueshme me veprime të pahijshme që bie ndesh me etikën e një pedagogu si mësimdhënës ashtu që i njëjti ka filluar ngacmimin seksual te nxënësit atë mënyrë që fillimisht me fjalë joshëse si: je e bukur, pse sot flokët i ke kap në këtë mënyrë etj., e më pas duke i prekur në pjesët të ndryshme të trupit, e të cilit i është besuar edukimi, kujdesi dhe mbikëqyrja”, thuhet në njoftim.


Me këto veprime i pandehuri B.V ka kryer veprën penale sulm seksual, ndërsa në dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Te pandehurit i është shqiptuar dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit në kohëzgjatje prej 5 viteve, i cili do të filloj pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar me burg.

Në njoftim thuhet se të njëjtit pas shpalljes së dënimit i është ndërprerë arresti shtëpiak deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Palët e dëmtuara janë udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Lajme
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Lajme
Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Kalo në kategori