LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt joshës kanë më shumë probleme në karrierë

Meshkujt joshës kanë më shumë probleme në karrierë

Të gjithë e kemi atë shok. Një mashkull shumë i bukur me linja të përsosura të fytyrës.

Gjatë një nate të së premtes, ai mund të rikthehet në shtëpi me kuletën e mbushur me numra telefoni të vajzave, transmeton Telegrafi.

Por, pavarësisht se mund të jetë i bekuar në këtë aspekt, ka një fushë tjetër në të cilën meshkujt e tillë ballafaqohen me probleme: është fjala për karrierën!


Kjo për shkak se meshkujt e bukur janë më të prirë të shihen si kërcënim për shefat e tyre meshkuj, dhe kanë më pak mundësi t’i shfaqin aftësitë që i kanë.

Këtë konstatim e kanë nxjerrë akademikët londinezë, të cilët kanë kryer hulumtime të ndryshme rreth kësaj çështje.

P.sh., ata kanë vërejtur se kur meshkujt kanë kualifikime dhe aftësi identike në CV-në e tyre, kur përzgjidhen në punë, shefat e tyre priren t’i punësojnë meshkujt që në foton e CV-së duken më pak joshës.

Thënë më thjeshtë, vjedhësit e zemrave apo meshkujt seksi, janë më të prirë të punësohen vetëm në pozita më pak të rëndësishme shkaku i pamjeve të tyre.

Kështu, nëse së fundmi iu është refuzuar kërkesa për ngritje në pozitë në punë, atëherë kjo mund të nënkuptoj se jeni shumë joshës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!

“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!

Stil
Kalo në kategori