LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i SHBA-së, sipas analistëve: Të formohet qeveria dhe sa më parë të nis dialogu

Mesazhi i SHBA-së, sipas analistëve: Të formohet qeveria dhe sa më parë të nis dialogu

Pas takimeve të të Dërguarit Special Presidencial për Negociatat e Paqes mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadorit Richard Grenell, në Prishtinë dhe Beograd, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka lëshuar një komunikate për media ku ka thënë se të dy palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja.

“Ambasada amerikane thekson se qëllimi është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon”, thuhet në njoftim.


Deklaratat e Ambasadës amerikane në Kosovë, analistët dhe njohësit e çështjeve të dialogut i shohin si thirrje që sa më shpejtë të fillojë dialogu.

Ambasada e SHBA-së pas vizitës së Grenell: Qëllimi ynë është bashkimi i partnerëve tanë në Serbi dhe Kosovë, për një zgjidhje gjithëpërfshirëse
Lexo po ashtu Ambasada e SHBA-së pas vizitës së Grenell: Qëllimi ynë është bashkimi i partnerëve tanë në Serbi dhe Kosovë, për një zgjidhje gjithëpërfshirëse

Analisti Ramush Tahiri, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se duhet të zgjidhet qeveria dhe të niset dialogu.

“Menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ duhet të formohet qeveria dhe të fillojë dialogu. Taksa suspendohet, kështu ka thënë edhe VV dhe LDK që do të hyjnë në reciprocitet, dhe procesi i reciprocitetit zgjat sepse është pikë për pikë. Dialogu është i pakushtëzuar dhe marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend që të ratifikohet me 2/3 e votave, pra edhe në Kuvend të Kosovës edhe në atë të Serbisë”, ka thënë ai.

Tahiri ka theksuar se SHBA-të nuk kanë ndonjë projekt të gatshëm dhe se mesazhi i tyre është të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Përkushtimi i Ambasadës amerikane, i Grenellit, i Palmerit edhe i këtyre evropianëve që do të vijnë janë që me dialog zgjidhen çështjet, ndërsa si do të zgjidhet substanca varet nga palët. Kosova nuk bisedon për pavarësi, as për sovranitet apo territorialitet. Mesazhi i SHBA-së është të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve me pajtim të dy palëve. SHBA-të nuk kanë ndonjë projekt të gatshëm, as nuk kanë thënë që synojnë këtë drejtim apo atë. Ata kanë thënë që si të merren vesh palët për ta është e pajtueshme. Po ashtu edhe BE e ka thënë këtë, mirëpo duhet të jetë në harmoni me konventën e ndërkombëtarëve dhe synimet evropiane”, ka theksuar Tahiri.

Ndërsa Jeta Krasniqi nga KDI në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se vitin tjetër janë zgjedhjet në Serbi dhe SHBA-të janë të përkushtuara që brenda këtij afati kohor të arrihet një marrëveshje.

“Ne e kemi parë që SHBA-të janë të përkushtuara që sa më parë të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme e cila është e qëndrueshme dhe e zbatueshme. E dimë që në pranverën e ardhshme ka zgjedhje në Serbi, dhe tendenca është që të rikthehen palët në tryezën e diskutimit dhe të shihet mundësia që kjo marrëveshje të arrihet brenda këtij afati kohor. E kemi dëgjuar edhe më parë dhe besoj që erdhi ky mesazh – edhe zoti Grenell kur ishte në Kosovë si dhe në Serbi e ka dërguar të njëjtin”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që i Dërguari Special Presidencial për Negociatat e Paqes mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadorit Richard Grenell, në Prishtinë është takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kandidaten për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori