LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi (i koduar) i një vetëvrasjeje

(Një reflektim për njeriun e madh i cili na bëri të ndihemi krenar, të veçantë dhe të mirë)

Njerëzit e mëdhenj edhe kur ikin, lënë mesazhe të fuqishme të cilat nxisin emocione, por edhe reflektime të thella për çështje esenciale për njerëzit.


Këto ditë, në mënyrën e vet, me pak teatër, me pak patetikë por me shumë dhimbje dhe pafuqi për me i ndryshue rrethanat, i dha fund jetës së tij njëri ndër aktorët më të njohur të Ballkanit, njeriu i cili luajti në filma të njohur përkrah aktorëve me famë botërore të kohës së tij. Njeriu i cili na bëri të ndihemi krenarë, të veçantë dhe të mirë.

Në një letër amaneti, Aktori i madh, kërkoi të përcillej me një ceremoni modeste, me tingujt e “Odë gëzimit” të Bethovenit. Pas kësaj, dëshira e tij ishte që hiri të shpërndahej në ujërat e lumit Lumëbardhë në qytetin e dashur për të, të Prizrenit.

Në varrimin e tij, sipas agjencive serbe të lajmeve, vërshuan spontanisht lumenjtë e njerëzve, për të shprehur respektin e fundit për njeriun i cili erdhi nga dikah tjetër dhe u bë pjesë e pandarë edhe e kulturës së tyre, e krenarisë së tyre.

Krejt kjo ndodhë këto ditë në Beograd. Një shqiptar nga Kosova, një aktor i cili më nuk i përkiste vetëm kulturës shqiptare, po varrosej me nderime të veçanta dhe po nxirrte lot pikëllimi edhe nga sytë e njerëzve, të cilët nuk kishin reflektuar gjithnjë butësi për popullin e tij të origjinës.

Presidenti serb Tadic, ministri i Mbrojtjes Shutanovac, e sidomos shumë aktorë dhe artistë morën pjesë në këtë ceremoni e cila nuk flet vetëm për aktorin e madh, por edhe për një relacion e pjesëmarrësve me prejardhjen e tij, një dëshirë për të shprehur një qasje të re ndaj një populli dhe ndaj një kulture të një populli fqinj i cili është pjesë e pandarë e kulturës evropiane, dhe botërore me njerëzit e mëdhenj, të gjallë e të vdekur të kulturës dhe humanizmit si Nëna Terezë, Ismail Kadare, Bekim Fehmiu, Enver Petrovci e shumw personalitete të cilat gëzojnë një respekt për shkak të mesazheve të tyre universale përmes artit apo bamirësisë.

Mesazhi është i fuqishëm, i ngjeshur në shumë shtresa të cilat kur të shpalosen, nxjerrin krejt përjetimin e artistit gjatë të decenieve të shkuara, përjetimin e një njeriu me një sistem universal të vlerave të zënë rob në vorbullën e madhe të urrejtjes dhe destruksionit paraqytetar.

Krejt kjo, besohet ta ketë bërë aktorin e madh, që dekadat e fundit të mos pranoi role, të mos jetë pjesë e mbizotërimit në art të ideologjisë përjashtuese të nacionalizmit dhe urrejtjes, të shprehur në pjesën më të madhe të segmenteve të jetës politike, kulturore dhe institucionale të vendit ku jetonte.

Të jesh i pafuqishëm, të jesh rob, nuk dmth të jesh detyrimisht i pafuqishëm me marrë vendime dhe me dërgue porosi. A ishte kjo një porosi në shishe e hedhur në detin medial, i cili nga mënyra e shpalosjes do të humbet në zhurmën dhe emocionet e përgjithshme, apo do të jetë një mesazh i lexuar dhe i pranuar për pjesëtarët e dy komuniteteve, kjo i mbetet kohës të vlerësojë.

Sidoqoftë, në prag të bisedave mes dy komuniteteve, të përfaqësuar me personalitete politike dhe institucionale, një mesazh i një njeriu të madh, me sinqeritetin e një qenie që po jepte shpirt, na obligon të reflektojmë për kuptimin e jetës, vlerave të sajë universale dhe në veçanti për butësinë e ndjenjës së përkatësisë e cila do të duhej të ishte vetëm dashuri dhe kurrsesi urrejtje dhe përjashtim.

Të jesh vetvetja dhe të jetosh diku tjetër, në Londër, Uashington, Stamboll , apo Beograd, është e mundur, si është e mundur që të fitosh edhe respektin dhe dashurinë e të tjerëve duke përcjellë mesazhe universale. Se kjo është e mundur na dëshmuan edhe shumë njerëz nga këto hapësira të cilët nuk gjetën mjaftë hapësirë për të shpalosur gjeninë e tyre në lagjen e vet, sepse universi i tyre kishte përmasa tjera.

Duke u përshëndetur me ne, përmes tingujve të Bethovenit, aktori i madh na rikujtoi përkatësinë evropiane të kulturave tona, dhe duke shpërndarë hirin e tij mbi ujërat e Lumëbardhit në Prizeren do të meditojmë se si jemi pjesë e natyrës dhe se kufijtë politik nuk i ndalin lumenjtë e as lëvizjet humaniste.

Zoti më faltë nëse i kam lexuar mesazhet vetëm në mënyrën time, por gjithsesi lutem që shpirti i madh i aktorit të gjej prehje në universin e pafund të mirësisë qiellore.

Ndërkohë, lutja ime mbështjell në vete edhe një shpresë se shoqëria serbe me vetëdije po hynë një katarsis të thellë, dhe po e shpalos para vetes dhe para botës e sidomos para nesh ndjenjën e vërtetë të keqardhjes për ato që u bënë në emër të tyre nga regjimi komunist, dhe ai nacional-socialist që e pasoi, dhe do të krijohen rrethana të reja dhe relacione të reja në mes dy popujve të cilët në shumëçka janë të ngjashëm, si në të mirë ashtu edhe në të keq.

Ndërkaq, katarsisi ynë, varet po ashtu prej fuqisë tonë morale me e shpalosë vetveten dhe me ofrue pjesën tonë të mirë për një perspektivë të përbashkët Evropiane.

Të përcjellim me mendje tingujt e Bethovenit, lumin e njerëzve të cilët e përcollën njeriun e gjakut tonë (njeriun e tyre përmes artit) nëpër rrugët e Beogradit.

Të përcjellim në mendje rrugëtimin e tij qiellor përmes Lumëbardhit, në Dri, nëpër Shqipëri, Adriatik …!

Një ditë vere kur të bjerë ndonjë shi që freskon, do të dimë të gjithë ne, se edhe kjo është një pjesë e mesazhit të njeriut të madh, të aktorit të madh që sapo na la.

Në trend

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kalo në kategori