Shërbimi për shtyp i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse (SVR) raporton se, sipas informacionit të marrë, ushtria ukrainase është shumë mirënjohëse ndaj prodhuesve serb të armëve dhe municioneve për kontributin e tyre në ruajtjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura ukrainase.
“Kievi vëren se ndërmarrjet e kompleksit ushtarako-industrial serb, pavarësisht presionit në rritje mbi Beogradin nga Moska, po rrisin eksportin e produkteve ushtarake në zonën e konfrontimit midis Perëndimit kolektiv” dhe Rusisë. Kjo është bërë e mundur kryesisht nga përdorimi i zinxhirëve indirektë të furnizimit”, thuhet në deklaratën e SVR, transmeton Telegrafi.
Siç shtohet, municionet e prodhuara në fabrikat serbe të mbrojtjes, kryesisht për sisteme të rënda me rreze të gjatë veprimi, dërgohen në vendet e NATO-s në interes të Ukrainës, në formën e kompleteve të plota të pjesëve për montim.
“Kjo i lejon Kievit të marrë zyrtarisht produkte ushtarake që nuk janë më serbe, por janë montuar në fabrikat e armëve të vendeve perëndimore. Montimi dhe ngarkimi i municioneve kryhet kryesisht në Republikën Çeke dhe Bullgari. Në të njëjtën kohë, prodhuesit në Serbi janë të vetëdijshëm për konsumatorët e vërtetë të produkteve të tyre dhe faktin se raketat dhe predhat e tyre do të vrasin personelin ushtarak rus dhe banorët e vendbanimeve ruse”, thuhet në deklaratë.
Sipas inteligjencës ruse, fabrika Krushik nga Valevë kohët e fundit i shiti kompanisë çeke Polícske disa grupe të mëdha kompletesh për montimin e raketave 122 mm për sistemin raketor ajër-ajër Grad.
“Kompania mbrojtëse “Eling” e Loznicës i dërgoi kompanisë bullgare “EMKO” komplete për prodhimin e të njëjtave raketa, si dhe mina 120 mm. Për shekuj me radhë, një besim i përbashkët i ka bashkuar popujt serb dhe rus dhe i ka rritur ata të luftojnë së bashku kundër armiqve tanë. Është e trishtueshme që këto tradita miqësie dhe ndihme të ndërsjellë tani po shkelen nga etja për fitim dhe multivektorizmi frikacak”, thuhet ndër tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Cilat janë vendet më të mira evropiane për ekuilibrin midis punës dhe jetës?

Dy të vdekur dhe disa të plagosur në të shtënat në kishë në Kentucky

Të shtëna armësh në Kentucky, një person i armatosur lë disa të plagosur në kishë pasi qëlloi një polic në aeroportin Blue Grass

Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata

DASH konfirmon vrasjen e shtetasit amerikan në Bregun Perëndimor

Arrestohet miliarderi francez

Arrihet marrëveshja historike, Franca bie dakord për krijimin e shtetit "Kaledonia e Re"

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Aktivisti palestinez ngre padi prej 20 milionë dollarësh kundër administratës Trump

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë