LAJMI I FUNDIT:

Merrni guximin t’i provoni – do të jeni të ngazëllyera: Me këto rregulla do të dukeni si yll!

Merrni guximin t’i provoni – do të jeni të ngazëllyera: Me këto rregulla do të dukeni si yll!

Xhinse nga koka deri te thembrat, veprimi më i guximshëm i modës

Teksasi është ndër materialet më të rralla të cilat barten gjatë gjithë vitit, mirëpo kur arrin pranvera, atëherë tërësisht vërshon rrugët! – transmeton Telegrafi.


Xhinset, këmishët, xhaketat, fundet nga teksasi mund t’i kombinoni pothuajse në mënyra të shumta, mirëpo një pyetje gjithmonë mbetet – si të përshtaten dhe ajo të duket bukur?

Edhe pse vlen për një ndër kombinimet më të guximshme, nëse i ndiqni këto rregulla, në rroba teksas nga koka deri te thembrat mund të dukeni fenomenale!

Kombinimi i teksasit të shndritshëm dhe të errët

Ideale për kombinime ditore. Nëse është fjala për xhinset dhe xhaketën teksas, vishni këmishë valëvitëse apo bluzë pambuku me mëngë të gjata, dhe mos u frikësoni që të bartni xhinse të shndritshme dhe këmishë të errët teksasi!

Xhaketë e gjatë teksasi dhe fund teksasi

Një ndër trendët kryesorë të këtij sezoni janë xhaketat e gjata teksas me kollan, të cilat duken sikur mantel. Mund t’i bartni si fustan, apo me këmishë dhe fund teksas nën të.

Edhe disa mënyra tepër të bukura që të bartni teksas nga koka deri te thembrat:

/Telegrafi/