Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Shefi i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka zbuluar se çfarë i ka thënë atij trajneri Xabi Alonso për planet e tij për të ardhmen.
Alonso po shijon një aventurë fantastike si trajner i Leverkusenit. Ekipi i tij arriti ta mposhtë Bayern Munichun në garën për titull sezonin e kaluar dhe momentalisht gjenden në pozitën e dytë në tabelë.
Arritjet e Alonsos me Leverkusenin kanë bërë që ai të lidhet me një kalim tek Real Madridi duke zëvendësuar Carlo Ancelottin.
Një lëvizje në Madrid do të thoshte për Alonson rikthim tek klubi ku fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve si lojtar.
Sidoqoftë, ‘Aspirinat’ janë të etur për ta mbajtur atë në skuadër dhe drejtori sportiv Rolfes ka dhënë tani një përditësim për situatën aktuale dhe thashethemet për të ardhmen e teknikut spanjoll.
“Jo, ai po qëndron, kaq. Ai më ka thënë mua se nuk ka asgjë. Ai ka një kontratë me ne”, ka thënë Rolfes.
Alonso ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2026 dhe duket se do t’i shkojë deri në fund asaj siç qëndrojnë gjërat.
E ardhmja e Ancelottit në ndërkohë mbetet në qendër të vëmendjes, me italianin që është lidhur me postin e përzgjedhësit të Brazilit pas shkarkimit të Dorival Jr./Telegrafi/























































