LAJMI I FUNDIT:

Merret në mbrojtje një tjetër prokurore në Shqipëri, zbërthehen planet e Laert Haxhiut

Merret në mbrojtje një tjetër prokurore në Shqipëri, zbërthehen planet e Laert Haxhiut

Pas prokurores së Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK) Doloreza Musabelliu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar urdhër-mbrojtjeje edhe për ish-prokuroren e Lushnjës Merita Selimi, që dyshohet se ishte shënjestra e grupit të Laert Haxhiut.

Ka qenë i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut, ai i cili ka rrëfyer planet e grupit për eliminimin e 2 prokurorëve dhe një avokati.

Selimi është prokurorja e cila hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për përfshirjen në masakrën e vitit 2017 në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, dhe u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.


Pas dy viteve hetime, Selimi shpalli moskompetencën duke e çuar dosjen në SPAK, ku dy miqtë e ngushtë të Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili u dënuan me burgim të përjetshëm.

Prokurorja e Lushnjës në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Prokurorja e SPAK që kishte dosjen, Doloreza Musabelli, është marrë gjithashtu në mbrojtje për shkak të planit të Laert Haxhiut për ta eliminuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori