Sundimi i terrorit të një skifteri të Harrisit iu dha fund, pasi u kap nga një banor i fshatit anglez, pasi dyshohet se kreu rreth 50 sulme ndaj vendasve.

Zogu grabitqar dyshohet se kreu dhjetëra sulme mbi kokat e banorëve, që në disa raste kanë përfunduar të përgjakur, transmeton Telegrafi.


Posta tha se shërbimi në zonë ishte ndërprerë për shkak të rrezikut për transportuesit.

Skifteri i Harris, më në fund u kap nga banori me emrin e njëjtë Steve Harris, 40 vjeç.

"Është një lehtësim për ne dhe për të gjithë fshatin", tha për BBC Harris, i cili e kapi skifterin dhe e futi në një kafaz në oborrin e tij.

"Më kishte ndjekur nëpër fshat kur shkova për të vrapuar, dhe kur u ktheva, ai fluturoi poshtë në majë të kasolles time", tha ai.

Harris tha se fëmijëve të tij u ishte ndaluar të luanin jashtë shtëpisë së tyre për disa ditë, për shkak të pranisë së grabitqarit agresiv.

"Ne jemi gati t'i marrim fëmijët nga shkolla. Ata do të jenë të kënaqur që mund të shkojnë në kopsht", tha Harris për The Guardian.

Alan Greenhalgh, që ndihmoi Harrisin në kapjen e skifterit, tha se zogu është një mashkull i ri dhe mund të ketë qenë agresiv për shkak të të qenit "hormonal".

Greenhalgh tha se zogu është "i trashë" pasi u ushqye nga fshatarët në përpjekjet e tyre për ta kapur atë. /Telegrafi/