Merr fund seria pozitive e Arsenalit – ndalen me barazim nga Fulhami

Arsenali ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit anglez. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilën realizuan në minutën e 11-të përmes Raul Jimenez për rezultatin 1-0. Pas golit të pësuar, Arsenali mori tërësisht iniciativën në këtë takim duke rrezikuar portën e Bernd Lenos në disa raste. Në pjesën e parë ata patën tri raste të mira shënimi me Declan Rice dhe Bukayo Saka (x2) por ata nuk arritën të gjejnë dot rrugën e rrjetës. Pas disa përpjekjeve, Arsenali realizoi për 1-1 përmes francezit William Saliba i cili shënoi në minutën e 52-të.

Në fakt ata menduan se morën tri pikët kur Bukayo Saka realizoi në minutën e 87-të për rezultatin 2-1. Megjithatë, ata mbetën me zemër të thyer, pasi VAR-i e anuloi atë gol për shkak të pozicionit jashtë loje. Pas këtij barazimi Arsenali ngjitet në vendin e dytë me 29 pikë, por mund ta humbasë atë nëse Chelsea mposht Tottenhamin këtë pasdite./Telegrafi/











































