LAJMI I FUNDIT:

Merovci publikon foto të sekretarit të LDK-së që ishte rrahur rëndë nga serbët para luftës

Merovci publikon foto të sekretarit të LDK-së që ishte rrahur rëndë nga serbët para luftës

Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka publikuar një fotografi të kohës së luftës në të cilën shihet një person i keqtrajtuar nga forcat serbe.

Bëhet fjalë për Sekretarin e Degës së LDK-së në Pejë, Musa Rexhaj, ku pasi ishte pyetur se për kënd ka votuar pas zgjedhjeve parlamentare presidenciale, ai u përgjigj se votën ia ka dhënë Rugovës.

Mirëpo, pas kësaj ai ishte ndalur në Leshan, (Pejë) dhe ishte keqtrajtuar nga policia serbe.


Sipas Merovcit, kështu mbrohej Kosova para tre dekadash.

“Kujtesë me shkas!
Kështu mbrohej Kosova para 3 dekadash!Veprimtari Musa REXHAJ, Sekretar i Degës së LDK-së në Pejë i cili më 26 maj 1992 ishte ndaluar në punktin policor të Leshanit (Pejë) pas zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, kur e kishin pyetur për kënd ke votue dhe ai kishte thënë: “Dihet, për RUGOVËN”, ishte trajtuar brutalisht nga policia serbe. Ditë më parë në të njëjtin vend duke e vrarë një polic serb dhe plagosur një tjetër kishte rënë heroikisht patrioti Tahir BERISHA nga Leshani. Kështu ishin mbrojtur rezultatet e zgjedhjeve më: 24 maj 1992, para 3 dekadash”, ka shkruar Merovci.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori