Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje për një formim eventual të ushtrisë evropiane, duke përkrahur propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, gjë që pati zemëruar presidentin amerikan, Donald Trump.
“Nëse shohim zhvillimet e viteve të fundit, ajo çfarë është vërtetë e rëndësishme është që ne duhet të punojmë drejt një vizioni që një ditë të krijojmë një ushtri të vërtetë evropiane”, ka thënë Merkel në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg më 13 nëntor.
“Një ushtri e përbashkët evropiane duhet t’i tregojë botës se nuk do të ketë më kurrë luftë në mes të shteteve evropiane”, ka thënë ajo.
Merkel ka thënë se ajo se ajo parasheh një ushtri evropiane që do të funksiononte paralelisht me NATO-n dhe nën Këshillin e Sigurimit të Evropës, duke centralizuar strukturën e mbrojtjes së kontinentit.
“Koha kur ne mund t’i besojmë dikujt pa kushte tanimë ka kaluar. Kjo nënkupton vetëm një gjë: Ne si evropianë kemi gatishmëri për të marrë fatin tonë në duart tona nëse dëshirojmë të mbijetojmë si komunitet”, ka thënë Merkel.
Komentet e saj kanë ardhur një javë pasi Macron ka bërë thirrje për një ushtri evropiane që do t’i siguronte Evropës më shumë pavarësi nga Shtetet e Bashkuara, si dhe do ta mbronte kontinentin kundër agresorëve të mundshëm siç janë Rusia dhe Kina.
Komentet e tij kanë nxitur përgjigje të ashpër nga presidenti amerikan, Donlad Trump dhe kanë rritur thirrjet e Trumpit ndaj shteteve evropiane për të shtuar kontributet e tij në NATO.
Më 13 nëntor, pasi është kthyer nga vizita në Francë, ku kanë nisur përplasjet e tij me Macronin, Trump ka diskutuar për këtë çështje sërish në Twitter.
“Emmanuel Macron propozon krijimin e ushtrisë për të mbrojtur Evropën kundër SHBA-së, Kinës dhe Rusisë. Mirëpo ka qenë Gjermania në Luftën e Parë dhe Dytë Botërore? Si ka funksionuar ajo për Francën? Ata kanë filluar të mësojnë gjuhën gjermane në Paris para se të nisej SHBA-ja. Paguani për NATO”, ka thënë Trump.
Macron nuk është përgjigjur publikisht ndaj postimit të fundit të Trumpit.
Mirëpo ish-Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se Franca i ka ndihmuar SHBA-së për të fituar pavarësinë e saj kundër Britanisë në vitet 1700, dhe ka kritikuar Trumpin për ofendim të “aleatit tonë më të vjetër”.
“Ndaloj postimet në Twitter! Amerika ka nevojë për disa miq”, ka thënë Kerry.
Propozimet franceze dhe ato gjermane për të krijuar ushtrinë evropiane janë parë si kontraverse brenda NATO-s dhe BE-së, pasi shumë shtete kanë hezituar për t’i dhënë fund sovranitetit kombëtar në çështjet e mbrojtjes.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se “përpjekjet evropiane për mbrojtje janë të mrekullueshme, mirëpo nuk duhet të dëmtojnë kurrë fuqinë e lidhjes sonë transatlantike”.
Kjo deklaratë është mirëpritur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis më 13 nëntor.
“Ne e shohim NATO-n si gurthemel të mbrojtjes së Evropës në çështjet e sigurisë dhe i mbështesim plotësisht kombet që janë duke bërë më shumë”, ka thënë Mattis.
Franca ka propozuar funksionimin fillestar të forcës intervenuese evropiane të mbështetur nga grupe të vogla të shteteve anëtare, të cilat do të kenë kapacitet për t’u përballur me kriza në rajonet siç është Afrika dhe më pas ato forca do të zgjerohen në ushtri evropiane.
BE-ja aktualisht ka disa grupe për t’u përgjigjur në situata të krizave, ndonëse ato asnjëherë nuk janë pozicionuar.
Fjalimi i Merkelit ka ardhur disa ditë pasi ajo ka njoftuar se nuk do të garojë më si kancelare pas përfundimit të mandatit që ka.
Si udhëheqëse e ekonomisë më të madhe të BE-së, Merkel ka pasur ndikim të konsiderueshëm në bllok gjatë gati 13 vjetëve si kancelare. Mirëpo situata brenda Gjermanisë ka dëmtuar fuqitë e saj.
Pas disa muajsh diskutime dhe përpjekje për të krijuar koalicionin qeveritar dhe pas rezultatit të zgjedhjeve në dy shtete, Merkel ka njoftuar më 29 tetor se mandate i saj si kancelare do të jetë i fundit.
Bashkimi Evropian aktualisht gjendet në situatë kritike, pasi edhe Britania pritet të largohet nga blloku dhe forcat anti-evropiane dhe ato populliste janë në rritje e sipër. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-67-780x439.jpg)
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
![Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-15-780x439.png)
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme
![Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/orban-trump-780x439.jpg)
Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin
![Bill Gates paralajmëron për një pandemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_26-4-780x439.png)
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
![Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_31-1-780x439.png)
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati
![Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-3.jpg)
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin