LAJMI I FUNDIT:

Merkel: BE-ja duhet të jetë e gatshme për sanksione të reja ndaj Rusisë

Merkel: BE-ja duhet të jetë e gatshme për sanksione të reja ndaj Rusisë
Angela Merkel

Bashkimi Evropian duhet të jetë i përgatitur për të miratuar më shumë sanksione kundër Rusisë nëse situata në dhe rreth Ukrainës lindore ose në kufirin Bjellorusi-Poloni përshkallëzohet, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Merkel foli në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Rusia dhe Ukraina organizuan stërvitje ushtarake këtë javë pas tensioneve në rritje midis Kievit dhe Moskës, ndërsa mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme gjersa pika të tjera të nxehta janë bllokuar në kufirin lindor të Bashkimit Evropian, në atë që blloku thotë se është një krizë e krijuar nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, transmeton Telegrafi.


Në bisedën e saj me Zelenskiyn, liderja gjermane në largim shprehu mbështetjen e saj dhe vuri në dukje se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Ukrainës, “nuk do të kalonte pa pasoja”, por se qetësimi i situatës duhet të jetë gjithmonë opsioni i preferuar, shkroi zëdhënësi i saj, Steffen Seibert në Twitter. “Bashkimi Evropian duhet të jetë i përgatitur për të miratuar më shumë sanksione kundër Rusisë”, tha Merkel

Polonia ka vendosur ushtrinë dhe policinë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të parandaluar kalimin e grupeve të emigrantëve. Morawiecki tha se duke bërë këtë, Polonia po mbronte BE-në dhe Gjermaninë nga një “valë e madhe” emigrantësh gjersa më tutje deklaroi se blloku duhet të konsiderojë sanksione të reja kundër Minskut.

Ndërkohë, Merkel pohoi “se Polonia po bënte gjithçka që ishte e mundur për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm në kufi” gjersa ngriti shqetësime për kushtet sfiduese me të cilat përballen emigrantët nga të dyja palët.

“Ne kemi një interes që njerëzit në Bjellorusi të kujdesen në mënyrë humane,” tha Merkel. “Ne kemi diskutuar gjithashtu situatën humanitare në anën polake të kufirit”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow

Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow

Evropa
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky

Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky

Evropa
Njerëzit habiten nga ajo se si duket Antarktida në mesnatë

Njerëzit habiten nga ajo se si duket Antarktida në mesnatë

New York Times: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

New York Times: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Botë
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Azia
Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse

Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse

Evropa
Kalo në kategori