LAJMI I FUNDIT:

Merkel dhe Macron me strategji të përbashkët për tejkalimin e krizës ekonomike pas pandemisë së COVID-19

Merkel dhe Macron me strategji të përbashkët për tejkalimin e krizës ekonomike pas pandemisë së COVID-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të paraqesin një iniciativë të re për tejkalimin e krizës ekonomike pas pandemisë së COVID-19, një veprim ky i befasishëm nga liderët më me ndikim në Evropë.

Merkel dhe Macron do të zhvillojnë një video-konferencë dhe më pas një konferencë shtypi për të lajmëruar rreth rezultateve të diskutimit, përcjell Telegrafi.


Asnjë detaj mbi iniciativën nuk është bërë publik, por një burim i afërt me qeverinë franceze shprehet se, “liderët do të dalin me një propozim të përbashkët mbi çështjet e shëndetit, rimëkëmbjen ekonomike, dixhitalizimin, tranzicionin ekologjik dhe sovranitetin industrial”.

Gjermania, Franca dhe Italia në recesion ekonomik
Lexo po ashtu Gjermania, Franca dhe Italia në recesion ekonomik

Gjermania dhe Franca kanë pasur përvoja shumë të ndryshme të krizës Coronavirus. Ndërsa të dy vendet kanë raportuar numër të ngjashëm të rasteve të konfirmuara, Franca me rreth 180 mijë raste, kurse Gjermania me rreth 177 mijë raste, numri i viktimave ndryshon shumë. Franca ka raportuar mbi 28 mijë vdekje, ndërsa Gjermania mbi 8 mijë. /Telegrafi/