“Merimangat e Pejës”, u krijuan dekadën e kaluar si klub i ngjitjes dhe si një vend ku të rinjtë kanë ushtruar sportin e ngjitjes, që atëherë “Merimangat” janë zhvilluar dhe kanë arritur që të lënë shenjë në qytetin e Pejës dhe në Kosovë me aktivitetet dhe atraksionet që po merren si model në vend dhe jashtë tij.
Klubi për ngjitje “Merimangat e Pejës”, ofron atraksione të shumta siç është ngjitja në shkëmbejnë në “Via Ferrata Ari” dhe “Mat Via Ferrata”.
Më poshtë ua sjellim katër mrekullitë që i ofron klubi për ngjitje “Merimangat e Pejës”:
1. Via Ferrata Ari dhe Mat Via Ferrata, janë dy struktura metalike në shkëmb që i mundësojnë dashamirëve të natyrës të përjetojnë ngjitjen pa pasur trajnim paraprak. Via Ferratat apo Shtigjet e Hekurta më së pari janë përdorur në luftën Austriako Italiane në rajonin e Trentos apo Tirollit, për të arritur pozita të mira në maje të maleve. Mirëpo me ndryshimin e teknologjisë luftarake ato kanë dalë jashtë përdorimit, dhe tash janë bërë atraksion turistik. Via Ferratat në botë janë atraktive pasi ato nuk ndotin dhe lejohen të ndërtohen edhe ne parqe nacionale në tërë botën.
Merimangat e kanë ndërtuar Via Ferratën e parë në Kosovë, duke u përcjellur nga komuna e Zubin Potokut. Në Prizren ka pasur iniciativa të dështuara, ndërsa tash Komuna e Gucisë në Mal të Zi është duke planifikuar një të tillë. Via Ferrata Ari është Via Ferrata më e avancuar në rajon është ndërtuar nga Merimangat me ndihmën e inxhinierëve italianë. Financimi ka ardhur edhe nga Komuna e Pejës dhe donatorë të huaj dhe vendorë.
2. Zip Line Merimangat dhe 640 metrat e tij janë mrekullia e dytë e kësaj organizate. Ky atraksion me Via Ferratat janë top atraksionet kosovare, kështu me buxhete të vogla dhe punë vullnetare është arritur më shumë se të gjithë të tjerët bashkë, duke përfshi edhe projekte milionëshe të donatorëve që pas vetit kanë lënë asgjë.
Zip Line është një ndër arsyet kryesore pse Peja dhe Kosova vizitohet me autobusë nga Republika e Shqipërisë. Për nga madhësia Zip Line Merimangat është i dyti më i madhi në rajon, përderisa në Maqedoni dhe Shqipëri nuk ka një aktivitet të tillë, ndërsa Zip Line Merimangat është më i madh se të gjitha Zip Line në Serbi. Zip Line Merimangat është financuar paricalisht nga Komuna e Pejës, dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim SDC.
3. Vijat e ngjitjes janë gjëja e tretë që e ka bërë kjo organizatë. Merimangat kanë ndërtuar më shumë vija të ngjitjes se të gjitha klubet e bjeshkatarisë dhe ato të cilat e quajnë vetën klube alpinë së bashku. Merimangat janë i vetmi klub i tillë që ka trajnime të rregullta me fëmijë për ngjitje dhe ka nisur të punojë në bashkëpunimin me sporte të tjera në mënyrë që të jetë pjesëmarrëse në Olimpiadën 2024, pasi sporti i ngjitjes që sport olimpik. Vijat e ngjitjes janë financuar nga donatorë të ndryshëm dhe merimangat.
4. Vetqëndrueshmëria – Merimangat janë OJQ e vetqëndrueshme dhe nuk varet nga donacionet, falë vullnetit për punë dhe dëshirës për punë vullnetare. Merimangat kanë kosto operative afër zeros, pasi anëtarët bëjnë punë vullnetare dhe ofrojë hapësirat private në përdorim të organizatës. Merimangat me aktivitetet e fundit kanë siguruar të ardhura nga atraksionet dhe këto investohen në mirëmbajtje të atraksioneve dhe zhvillimin e mëtutjeshëm. Aktiviteti i fundit është ri-ndërtimi i urës e cila ishte dëmtuar nga uji i lartë i Lumëbardhit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Arrestohet një i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Baballoq të Deçanit

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë