LAJMI I FUNDIT:

Merimanga helmuese në Shqipëri, shtohen rastet nga pickimi i ‘vejushës së zezë’

Merimanga helmuese në Shqipëri, shtohen rastet nga pickimi i ‘vejushës së zezë’

Bashkë me ditët e nxehta rritet edhe rreziku i pickimit nga merimanga e zezë, apo siç njihet ndryshe “vejusha e zezë” një nga merimangat më helmuese që gjendet në vendin tonë.

Në urgjencën e spitalit të Beratit kohët e fundit ka pasur raste të cilët janë paraqit me pickime nga ky insekt, ndërsa mjekët apelojnë për kujdes të shtuar tek fermerët që e ndeshin vejushën e zezë teksa punojnë tokën

“Shumica e insekteve apo merimangave janë jo helmuese përveç kësaj merimange që është helmuese dhe jep shume efekte në organizëm. Jep dhimbje të fuqishme të gjithë muskujve dhe gjymtyrëve, jep enjtje ose skuqje lokale tek vendi i pickimit i cili mund të transmetohet lart”– tha mjekja Elena Kanaci.


Për pickimin nga merimanga në vendin tonë nuk ekziston një antidozë specifike që të jetë përcaktuar për tu përdorur.

“Ka një rrezikshmëri shumë të lartë por nuk është se ka një antidozë specifike. Ne nuk e kemi ekzistent në spitalin tone por bëjmë trajtim të simptomave“- tha mjekja Elena Kanaci.

Kanaci jep edhe këshilla dhe për ata që mund të bien pre e pickimeve nga zvarraniket.

“Zvarranikët në vendin tonë shumica nuk janë helmues rreth 95% e tyre ndërsa nëperkat janë helmuese por për këto kemi vaksinën specifike” – tha mjekja Elena Kanaci.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori