Meridian Express dhe RIT Kosovë (A.U.K) kanë nënshkruar të premten një Memorandum Mirëkuptimi për të krijuar “Fondin e Bursave Meridian Express”, i cili synon të mbështesë studentët e vitit të parë, që janë të talentuar por ekonomikisht në gjendje të pafavorshme për të ndjekur studimet në RIT Kosovë (A.U.K).
Meridian Express ka premtuar të mbështesë të paktën një student të vitit të parë me bursë të plotë çdo vit, për katër vitet e ardhshme. Pas nënshkrimit, Kryeshefi Ekzekutiv i Meridian Express, Agon Gashi deklaroi se: “Në zemër të filozofisë së drejtuar nga njerëzit e Meridianit është një angazhim për një komunitet të shëndoshë dhe progresiv në zhvillimin e Kosovës. Për këtë qëllim, Meridian sigurohet që do të mbajë një prezencë të vazhdueshme dhe pozitive brenda strukturës së komunitetit të Kosovës, duke përfshirë angazhimin në një numër përpjekjesh filantropike afatgjata dhe afatshkurtra, sponsorizimin e ekipeve sportive lokale, mbështetje për nismat artistike dhe mbështetjen e arsimit cilësor.”
Sharon Y. Hart, Presidente e RIT Kosovë (A.U.K) falënderoi Gashi dhe deklaroi: “Efekti i dhurimit në fondine bursave i ndihmon studentët të ndjekin qëllimet e tyre akademike për arritjen e një arsimimi të lartë universitar. Kompanitë si Meridian Express kuptojnë se fuqia punëtore e arsimuar në të ardhmen varet nga arsimi në të cilin kemi qasje sot. Shpresojmë që shembulli i tyre do të shërbejë si një motivim për kompanitë e tjera që të mbështesin gjeneratën e ardhshme të punonjësve dhe drejtuesve që do të udhëheqin kompanitë e tyre për suksese më të mëdha.”
Bursa e parë “Meridian Express” do t’i jepet një kandidati të shquar që përmbush standardet akademike të RIT Kosovë (AUK) dhe demonstron qëi nevojitet ndihma financiar për t’u regjistruar si student i vitit të parë në vjeshtën e këtij viti. Aplikimi për bursën Meridian Express do të jetë i hapur deri më 15 korrik 2017. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe